Starova i kënaqur: Sinjale
pozitive nga Cetkovic e Boniface

Starova i kënaqur: Sinjale<br />pozitive nga Cetkovic e Boniface
Partizani fitoi 2-1 me përmbysje miqësoren e dytë në Antalia këtë herë përballë skuadrës azere Qabala, me stafin teknik që mori përgjigjje pozitive nga të grumbulluarit në fazën përgatitore, vecanërisht nga afrimet e Janarit. Caleb Ekuban në fund të pjesës së parë dhe një autogol i Yamalov erdhën si kundërpërgjigjje ndaj finalizimit të Kvekveskirit.

Sulejman Starova aktivizoi të gjithë futbollistët që kishte në dispozicion, duke i bërë vend në pjesën e dytë malazezit Cetkovic vetëm 24 orë pasi kishte firmosur me Partizanin. Të kuqtë e nisën sfidën me Hoxhën në portë, Ibrahimi, Krasniqi, Atanda e Kalari në mbrojtje, Batha, Ramadani dhe Vila në mesfushë, ndërsa Bardhi dhe Fili në ndihmë të sulmuesit të avancuar Ekuban.

E shmang euforinë dhe entuziazmin e tepruar, por në fjalët e Sulejman Starovës kuptohet qartë se është i kënaqur nga ajo që tregoi Partizani në miqësoren e fituar me Qabalan. Provë pozitive ndaj skuadrës azere për Cetkovic dhe Boniface, prurje që sipas Starovës duhet ta ndihmojnë skuadrën për objetivin titull.

“Skuadra ka edhe momente jo të mira që duhen përmirësuar. Ndeshja ishte e luftuar sidomos në pjesën e parë. Qabala është skuadër shumë e mirë, që merr pjesë në Kupat e Europës. Shpërdoruam disa raste dhe i dhamë mundësi Qabalës të realizonte me goditje të lirë. Barazimi erdhi me një aksion model. Shpresojmë që Cetkovic të na ndihmojë gjatë pjesës së dytë të sezonit. Grupi që mbylli fazën e parë, sikurse është shprehur presidenti duhet të ndihmohet edhe nga prurjet e reja për objektivin titull.”

Starova theksoi më tej se rivalët për titull e njihnin mirë forcën e Partizanit edhe para se të zhvillonte këto miqësore ne Antalia. “Sinjalin kundërshtarët tanë e kanë marrë. Partizanin e kanë respektuar edhe me qëndrimin e tyre. Lojtarët po stërviten mirë, përballuam me sukses dy miqësore shumë të forta që ndoshta erdhën më shpejt se ç’duhet.”

Redaksia Online
Al.N.Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin