Starova: Nuk kam frikë nga
aleancat, por nga arbitrat

Starova: Nuk kam frikë nga<br />aleancat, por nga arbitrat<br>
Trajneri Sulejman Starova, doli në konferencën për shtyp para ndeshjes ne Teutën në Durrës, ku foli për gjendjen e skuadrës, si dhe për kampionatin në përgjithësi, për aleancat dhe gjykimet e arbitrave.

Teuta në pozita jo komode. Kundërshtar i lehtë, apo në këtë moment nuk ka kundërshtarë të lehtë?
E dini përgjigjen e kësaj pyetje, tani nuk ka kundërshtarë të lehtë. Teuta edhe para pak orësh fitoi në transfertë. Është ndërtuar për rezultate këtë vit. Ka mbështetje financiare. Ka pasur momente të mira, por ka pasur edhe luhatje. Mund të arrij rezultat pozitiv me çdo skuadër në kampionat. Ndeshja është e fortë dhe e rëndësishme.

Fitorja e thellë me Lushnjën do jetë fillimi i një serie të gjatë fitoresh?
Pse fituam një ndeshje me goleadë, nuk do të thotë se është garanci për fitore të tjera. Garanci është loja e mirë, jo goleada. Nëse skuadra do vazhdojë me këtë ritëm, ka premisa për më lart. Objektivi ynë është Europa.

Si e shikoni grupin për nesër?
Ne po e quajmë të plotë, edhe pse na duhet pak kohë për Telushin, Fejzullahun apo Çanin. Të tjerët janë në rregull.

Ju prisni të dëmtuarit, por a pritet të ketë vazhdimësi Partizani?
Shpresoj që të tre të rikthehen e të japin kontribut edhe brenda këtij viti.

Keni deklaruar se Bardhi dhe Progni janë sulmuesit më të mirë të kampionatit. Mendoni se po e tregojnë këtë gjë dalëngadalë?
Nuk kam thënë këtë, kam thënë që jam i kënaqur nga loja e tyre. Nuk ka lojtarë që mos të ketë të meta. Soue bëri një ndeshje të mirë në Kukës, po ka pasur ndeshje që nuk e ka prekur topin. Ose Bushiç, që ju e konsideroni nga më të mirët e kampionatit, edhe ai ka ndeshje që nuk e prek topin. Kur e kam thënë atë për lojtarët e mi, nuk e kam thënë t’i shtoj vlerat. Ne shpresojmë tek vazhdimësia e tyre.

Ka ndonjë zhgënjim me Abdurrahimin?
Sipas meje, ekipi do bazohet atje ku nuk e lanë të dalë kampion. Ai ekip, dhe të gjithë ata që u morën në janar. Nuk ka lojtarë që të vijnë në janar e të futen direkt në formacion. Gojkoviç dhe Belica u futën direkt. Jemi në pritje që dhe të tjerët të kenë konkurrencë në formacion. Edhe sulmuesit të kenë konkurrencë.

Duke parë rivalët, kë shikon më të lehtë Partizani, Kukësin apo Flamurtarin?
Nuk kam kundërshtarë vetëm Kukësin apo Flamurtarin, kam edhe Kamzën, Laçin.

Tani dalin në pah edhe aleancat apo tolerimet. I druheni këtë vit?
I druhem vetëm gjyqtarëve. Nëse vazhdojnë të na gjykojnë mirë, do jemi mirë. Tani në Shqipëri dihet se si funksionojnë aleancat. Të paktën gjykimit i druhet. E kam edhe një vërejtje për ju gazetarët këtë. Ka arbitër që e kanë të shkruajtur në ballë se si do dalë ndeshja, dhe ju nuk tregoheni të ashpër. Ju jeni partneri kryesor i yni. Fjala juaj është domethënëse. Nuk kam dëgjuar që gjyqtarët që janë “dënuar” nga ne apo nga ju, t’i kërkohen llogari nëpër komisione. Jorgji bëri atë ndeshjen e famshme vjet, dhe shkoi arbitroi në Champions League. Aleancat nuk kanë problem, ne e kemi tek gjykimi. Me 10 skuadra, ka konkurrencë.

Jashanica doli me doping. A mendoni se klubet shqiptare janë të informuar?
Neve na janë vrarë veshët. Në çdo Europian apo Botëror që konkurrojmë me sportistët tanë, dalin pozitivë me doping. Jemi në gjendje katastrofike rreth dopingut, në të gjitha disiplinat. Jashanica është viktimë në këtë mes, sepse ky nuk është sport individual. Ai mund të ketë qenë ndonjë gabim i stafit mjekësor, dhe ka ndodhur edhe me një lojtar tjetër. Nuk besoj se një futbollist të sakrifikojë shëndetin e vet, për një sport që është kolektiv, jo individual.


e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron