Starton festivali i 50-të i RTSH-së

Nisi mbrëmë në natën e tij të parë edicioni i 50-të i festivalit të RTSH. Gjatë kësaj mbrëmje u ngjitën në skenë 14 këngëtarët e parë me materialet e tyre nga 28 që do të jenë pjesëmarrës në këtë edicion. Pas perfomancës së tyre u zgjodhën 10 finalistët e natës së parë të cilët ishin : Gerta Mahmutaj, Bashkim Alibali, Samanta Karavello, Endri dhe Stefi Prifti, Rona Nishliu, Rudina Delia, Marjeta Billo, Hercina Matmuja, Altin Goci, Elton Deda. Këngët përzgjidhen nga një juri e përbërë nga 7 personalitete të muzikës dhe jo vetëm. Juria e këtij viti përbëhet nga Zhani Ciko, Zana Shuteriqi, Edmond Xhani, Aldo Shllaku, Ndriçim Xhepa, Redon Makashi dhe Robert Rakipllari.Orkestra e RTSH ka qenë gjatë tërë mbrëmjes live nën drejtimin e Shpëtim Saraçit. Gjatë netëve nuk do të mungojnë edhe të ftuarit e huaj. Ndërkohë drejtimi i festivalit realizohet nga Martin Leka , prezantimi i është besuar Hygerta Sakos, Kreshnik Xhelilajt dhe Enkelejda Zekos nën skenarin e Pandi Laço e Edlira Birko dhe me regji të Osman Mulës. Fituesi i këtij kopeticioni i cili do të zgjasë deri në datë 29 dhjetor do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Eurosong, që do të zhvillohet në Azerbajxhan.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri