Starton sot në mbrëmje preludi i festivalit 'Sanremo Giovani', sfida e 24-këngëtarëve të rinj garues

Starton sot në mbrëmje preludi i festivalit 'Sanremo Giovani', sfida e 24-këngëtarëve të rinj garues

Pippo Baudo dhe Fabio Rovazzi dy drejtuesit e festivalit

Starton sot në mbrëmje preludi i Festivalit të Sanremos, koloseu i muzikës italiane jo vetëm në sensin e spektalit dhe sfidave por ai është më i madhi event muzikor në Itali si dhe ndër më të admirueshmit evente me famë botërore.

24 këngetar të rinj do të konkurojnë në datat 20 dhe 21 dhjetor në atë që njihet si “Sanremo Giovani”. Festivali do të drejtohet nga dyshja Pippo Baudo dhe Fabio Rovazzi kurse juria i është besuar Luca Barbarossa, bashkë me Fiorella Mannoia, Annalisa, Luca Bizzarri dhe Paolo Kessisoglu.

Nga konkurimi i dy netëve të festivalit, të enjten dhe të premten do të dalin 2 fitues që do të shkojnë direkt në garën e kengëtareve big në muajin shkurt.

Gjashtë prej interpretuesve të rinj të muzikës italiane, tre të përzgjedhur për çdo natë, do të kenë mundësinë të interpretojnë në një turne që do të prekë Tunizin, Tokion, Sidnei, Buenos Aires, Toronto, Barcelonën dhe Brukselin, në institucionet kulturore dhe në misionet diplomatike italiane.

Por të rejat lidhur me Festivalin e Sanremos nuk përfundojnë këtu: Rai1 do të festojë vitin e ardhshëm 60 vite karrierë të Pippo Baudos, ikonë e televizionit në përgjithësi, ikonë e RAI-t, prezantues i disa Festivaleve të Sanremos dhe ideatori i "Dopo Festival".

"Duhet të duartrokasim fort për këta djem të guximshëm që kanë pasur këmbëngulje për t'u përpjekur dhe për tu rikthyer" - tha Pippo Baudo për artistët e rinj të talentuar që vijnë nga "X Factor" dhe "Amici”.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet