Statistikat nxjerrin 'zbuluar' Kombëtaren, kuqezinjtë si asnjëherë më parë në epokën Sylvinho

Statistikat nxjerrin 'zbuluar' Kombëtaren, kuqezinjtë si asnjëherë më parë në epokën Sylvinho

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti kundër Kilit

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi dje 0-3 në Parma kundër Kilit, në ndeshjen e parë për këtë vit që ishte një miqësore. Kuqezinjtë u dukën pa motivim në fushë, teksa statistikat tregojnë se përsë erdhi një disfatë e tillë.

Tanët megjithëse tentuan në disa raste t'i afroheshin portës së Bravos, nuk mundën të godisnin portën asnjëherë. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur në epokën Sylvinho, me trajnerin që merr humbjen e dytë pas asaj me Poloninë më 27 marsin e 2023.

Përpara është miqësorja me Suedinë, një rival i denjë për autokritikë dhe të hënë në 19:00 të gjithë sytë e tifozëve do jenë në Stockholm. Kili na dha një leksion në fushë, mësime që duhet të vendosen "vëth në vesh" për të mos gabuar në Gjermani.

Europiani 2024 është më pranë sesa duket dhe Shqipëria ka ende për të mësuar që paraqitjet si ajo me Kilin mos ndodhin. Paçka numrave që në fushë duken të mira, goditja në portë penalizoi ekipin.

Statistikat e ndeshjes

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani