Statuja e Adem Jasharit ngrihet
në Tiranë, Jahjaga-Thaçi në ceremoni
Statuja e heroit legjendar, të luftës së Kosovës është vendosur sot në hyrje të bllokut të ambasadave në rrugën e “Durrësit”.Berisha: pas Skënderbeut, është flamurmbajtësi më dinjitoz, më trim, më burrëror i këtij flamuri.
TIRANE- Statuja e heroit legjendar, të luftës së Kosovës, Adem Jashari është vendosur sot në hyrje të bllokut të ambasadave në rrugën e “Durrësit”, në Tiranë. Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, Rifat Jashari, anëtar i familjes Jashari si dhe shumë personalitete të tjera nga Kosova e Maqedonia ishin të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar pasditen e sotme.
Në ceremoninë e përurimit kryeministri Berisha vlerësoi lart figurën dhe kontributin e heroit .
"Përulemi me nderimin më të thellë para burrit që shndërroi Prekazin, Drenicën, në Krujën e dytë të shqiptarëve, komandantin legjendar Adem Jashari", tha Berisha.
"Mirënjohja dhe detyrimi ynë ndaj veprës së tij, sot e përjetë, do të njohë vetëm rritje të rëndësishme. Adem Jashari, i derdhur sot në këtë shtatore madhështore nga skulptori i shquar Muntaz Dhrami, ka një fole të përjetshme në zemrën e të gjithë shqiptarëve. Ai do të prehet aty për sa kohë do të jetojë flamuri i tyre legjendar, sepse ai, pas Skënderbeut, është flamurmbajtësi më dinjitoz, më trim, më burrëror i këtij flamuri. Ai u faktoi shqiptarëve dhe botës se heroizmi i këtij kombi nuk ka kufij, se sakrifica e tij për liri dhe dinjitet kombëtar nuk njeh kufij, se është i gatshëm për çdo çmim, për lirinë dhe dinjitetin e tij, të kombit, të vendit të tij”, theksoi Kryeministri.
(Busti i Adem Jasharit në Tiranë) “Sot ne jemi këtu nga të gjitha trojet etnike shqiptare, kemi vendosur lule dhe ndjehemi krenar me ju, komandant, por sot jemi këtu edhe për t’u zotuar solemnisht se të frymëzuar nga vepra jote, nga legjenda jote dhe qindra e mijëra heronjve e martirëve të këtij kombi, do të bëjmë gjithçka që të shndërrojmë përfundimisht në realitet idealin e shenjtë për të cilin t’i bëre sakrificën më sublime, për të cilën shqiptarët gjatë një shekulli ranë për t’u bërë të pavdekshëm në altarin e kombit tonë, për të bërë realitet ëndrrën e bashkimit kombëtar, si ëndrra më e bukur, si ëndrra e vërtetë evropiane e këtij kombi", shtoi më tej Kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha, së bashku me Rifat Jasharin, anëtar i familjes Jashari, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zbuluan shtatoren e heroit Adem Jashari. Më pas para tij zhvilluan homazhe edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, z. Ali Ahmeti, etj.
Shtatorja u realizua nga skulptori Muntaz Dhrami.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.7%
-
JO
48.2%
-
NUK E DI
10.1%
Vota total: 3298
Lajme të tjera
-
QUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për zgjedhjet në veri të Kosovës
25 Mars, 08:01
-
'Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, lexonit Kafkën e Volterin, dhe të nesërmen…'/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik
25 Mars, 07:43
-
Kthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para
25 Mars, 07:41
-
Të hënën afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarëve, PD ende pa vendim për 'vendoret'! Mbledh sot Kolegjin e Kryetarëve
25 Mars, 07:37
-
PS mbledh sot kryesinë, zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit! Emrat që pritet të konfirmohen
25 Mars, 07:17
-
Lufta Ukrainë/ Biden: Deri më tani nuk ka armë nga Kina në Moskë
25 Mars, 07:14
-
Si po ndryshon konsumi nga rritja e kostove të jetesës, rendje drejt produkteve më të lira
25 Mars, 07:12
-
Në dashuri do të ishte më mirë të mos emocionoheni shumë... horoskopi për ditën e sotme
25 Mars, 07:04
-
Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t'i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve
24 Mars, 22:58
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41