Statuja e shenjtores NënëTereza do të jëtë tashmë përballë statujës gjigande të Krishtit në një pikat më tërheqëse të Rio De Janeiros.

Kjo shtatore do të jetë e lartë 2.2 metra, një zgjedhje kjo për të qënë më afër vizitorëve.

Ajo është e ndërtuar mbi bazën e modelit të statujës së vendosur në Rinas, vepër e mjeshtrit Thoma Thomai.

Kjo ide për të çuar shtatoren e shenjtores tonë në Rio është një dëshirë e një biznesmeni shqiptar, i cili ka mundësuar edhe dërgimin e bustit të Ismail Qemalit në Bukuresht.

Shtatorja e Nënë Terezës do të udhëtojë në fund të kësaj jave drejt Brazilit, ndërsa ceremonia e vendosjes së saj do të kryhet në fillim të muajit gusht.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)