TIRANË - Një statujë e përçudnuar e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti –Skëndërbeut ishte ngritur në Qafë Kashar disa kilometra në periferi të Tiranës. 

Arkitekti Artan Shkreli pikasi rastësisht statujën pasditen e djeshme ndërsa kalonte aty pranë. Sipas tij pamja ishte shokuese.
Statuja rreth 3 metra e lartë ishte vendosur në një zonë jo shumë të banuar.

Ajo paraqet heroin tonë kombëtar me një formë mjaft suerreale gjysëm njeri e gjysëm kalë. Nuk dihet ende kush është autori i kësaj vepre provokuese i cili ka ideuar figurën e heroit kombëtar duke guxuar t’i ekspozojë edhe organet gjenitale, madje duke shkuar edhe më tej, duke e paraqitur edhe me organin gjenital femëror edhe atë mashkullor.
 
Menjëherë pasi arkitekti Shkreli ka publikuar foton reagimet kanë qenë të ashpra, ndërkohë kanë ndërhyrë edhe organet kompetente.

MERRET NE PYETJE PRONARI I TOKES KU U GJET SKULPTURA
Gjetja e statujës së deformuar të Skënderbeut, ka ngritur pikëpyetje për policinë, nëse dëmtimet janë kryer me qëllim përdhosjen apo surealizëm apo thjesht është një keqprodhim i saj. Oficerët e policisë kanë nisur interesimin për gjetjen e prodhuesit të kësaj statuje, dëshmia e të cilit mund të zbardhë misterin e statujës së gjetur.  Pritet të sqarohet nëse është e qëllimshme përdhosja e figurës së heroit kombëtar, apo ka qenë thjesht një keqprodhim i tij. Statuja 3 metra e lartë ishte e deformuar në disa pjesë dhe me përmbajtje të lartë zifti. 

Policia ka shoqëruar pronarin e tokës ku u gjet skulptura Ruhi Valiasi, për të gjetur prodhuesin dhe motivin për ndërtimin e skulpturës së deformuar. Policia nuk ka bërë të ditur detaje rreth seancës së marrjes në pyetje, për shkak të momentin delikat ku ndodhen hetimet. 

BANORET NJOFTUAN POLICINE
Sipas burimeve nga policia një banorë i zonës ka njoftuar uniformat blu të komisariatit nr 6 të Tiranës për statujën e lënë pranë shtëpisë së tij. Mësohet se banori ka treguar se kishte rreth orës 14-15 ka parë një makinë që ishte larguar por nuk kishte mundur që ta identifikonte.
 
STATUJA NE AMBIENTET E MINISTRISE SE BRENDSHME
Statuja u dërgua në parkun e Ministrisë së Brendshme, ku gjatë orëve në vijim pritet t’i kryhet një ekspertizë e plotë, për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes si dhe dëmtimet e këtij objekti.


SHKRELI POSTON NE FACEBOOK STATUJEN E GJETUR 
Artan Shkreli një prej drejtuesve të Forumit për Trashëgiminë Kulturore  postoi mbrëmë  foton e statujës që është gjetur e hedhur në Qafë Kashar në periferi të Tiranës .
“SKENDERBEU i Qaf-Kasharit shaka, surrealizem apo perdhosje?”- komenton Shkreli.



skenderbeu artan shkreli
(Në foto: Statuja e Skenderbeut dhe Artan Shkreli dje ne vendngjarje)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)