TIRANE - Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian pritet të japë pasdite e sotme ose nesër (e martë, 11 dhjetor) vendimin e tij lidhur me kërkesën e tretë të Shqipërisë për dhënien e statusit të vendit kandidat.

Burime diplomatike nga Brukseli bënë të ditur dje për TVA1report se Këshilli në draft – raportin e tij e ndan qëndrimin ndaj Shqipërisë në tre paragrafë, ku mes rreshtash saktësohet se do të respektohet opinoni i Komisionit Europian për këtë cështje.

Kështu, sipas burimeve në paragrafin e parë të raportit që pritet të miratohet këtë fillimjave thuhet se Shqipëria ka bërë progrese domethënëse në rrugën e saj drejt integrimit europian kryesisht për bashkëpunimin ndërpartiak dhe reforma të tjera të rêndêsishme.

Në paragrafin e dytë, thuhet se zgjedhjet e ardhshme do të jenë njê test kyç për pjekurinë poltike të vendit dhe një test për çdo hap të mëtejshëm të Shqipërisë në integrimin europian ( që nënkupton kusht për hapjen e negociatave të anëtarësimit) dhe një prej pikave të rëndësishme është BE-ja mbështet rekomandimin e Komisionit Europian për t'i dhënë statusin e vendit kandidat sapo të përmbushen tre kushtet.

Ndërkohë, politika shqiptare vazhdon të debatojë dhe të ruajë të pavotuara tre pr/ligjet, mes tyre atë të Gjykatës së Lartë dhe statusit të nëpunësit civil që kërkojnë 3/5 4 votave.

FINI NË TIRANË: NXITONI, PO RREZIKONI STATUSIN
Ministri I jashtë Italian Fini, në një vizitë të tij në Tiranë pak ditë më parë pati lajmëruar se nëse në Kuvend nuk do të votohen deri në dhjetor 3 ligjet atëherë edhe Shansi i tretë digjet dhe mundësia e re për të kërkuar statusin e vendit kandidat pritet të tjetë pranvera e vitit 2014, pra pas zgjedhjeve të përgjitshme të 23 qershorit të vitit të ardhshëm në vendin tonë. Po kështu dhe EurActiv, portali i pavarur i specializuar në problematikat e bllokut europian shkruante, më 9 dhjetor, duke iu referuar burimeve diplomatike se ,Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europiannuk do të ndërrmarrin një vendim për Shqipërinë për momentin, duke nënvizuar se Shqipërisë i duhet të bëjë më shumë sidomos në 12 kushtet e vëna nga KE raportin e tij të tetorit. Po kështu dhe se zgjedhjet e ardhshme janë mjaft të rëndësishme.

(aq/sg/shqiptarja.com)