Statusi, Bostinaru: U vlerësuan
përpjekjet e bëra pas 23 qershorit

Statusi, Bostinaru: U vlerësuan<br />përpjekjet e bëra pas 23 qershorit
Zëvendës-presidenti i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Victor Bostinaru thotë se është i kënqur që Këshilli Evropian  ka vlerësuar përjekjet e Shqipërisë të bëra deri më tani, veçanërisht që nga qershori 2013, dhe dhënë statusin e kandidatit.

“Ky është më së shumti një vendim politik, vetëm një hap i parë në rrugën e gjatë për Zgjerim, por shumë i rëndësishme dhe i shumëpritur për Shqipërinë dhe popullin e saj. Në të vërtetë statusi i kandidatit nuk do të thotë anëtarësim, por vetëm një hap i parë, por një hap shumë i rëndësishëm” ka thënë Victor Bostinaru.

Sipas tij i gjithë Ballkani është në përarësine e BE, për ta afruar edhe me tej në familjen evropiane.

 
“Kriza evropiane dhe periudha aktuale e vështirë që Bashkimi Evropian përballet nuk duhet të na bëjë të harrojmë këtë. Unë përfitoj nga ky rast për të theksuar sërish rëndësinë strategjike të këtij rajoni për në Bashkimin Evropian dhe të një aktor rajonal si Shqipëria . I uroj  kabinetit të Edi Ramës edhe më shumë sukses për të ardhmen", ka thënë Zëvendës-presidenti  i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Victor Bostinaru.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji