Statusi, gara Basha-Rama festë në
një orë, Nishani përgatit festën e tij

Statusi, gara Basha-Rama festë në<br />një orë, Nishani përgatit festën e tij
TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha sfidon kryeministrin Rama dhe organizon festë për statusin. Një ditë pas publikimit në “Shqiptarja.com”, të lajmit se kryeministria po bën përgatitjet e fundit të ceremonisë, që do të mbahet për marrjen e statusit, bashkia ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se do të organizojë një koncert festiv.

Në njoftimin e Bashkisë bëhet e ditur se koncerti do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 19:30, kohë në të cilën qeveria do të realizojë ceremoninë te “Pallati i Brigadave”, ku parashikohet të ftohen politikanë të të gjithë krahëve e diplomatë.

Pavarësisht deklaratave të kryeministrit për mosorganizime koncertesh me këngëtarë dhe fishekzjarre, bashkia njofton se në koncertin e saj festiv do të marrin pjesë shumë prej këngëtarëve të njohur. Burime pranë kryeministrisë njoftuan një ditë më parë se askush nuk do të privatizojë ceremoninë e statusit, duke konfirmuar se ftesa për atë ditë do të ketë edhe për ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Por me anë të organizimit të këtij koncerti kreu i Bashkisë Lulzim Basha, duket se do të jetë i pari që refuzon publikisht ftesën e kryeministrit, madje ka ndjekur traditën e të djathtës në vendime të rëndësishme për vendin, duke organizuar një koncert festiv.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme