TIRANE- Minsitrja e Integrimit Klajda Gjosha si dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pritet që në fillim të muajit nëntor të takojnë homologët e tyre në Francë, ku marrja e statusit do të jetë në fokus të diskutimeve.
Statusi për vendin kandidat për në Bashkimin Europian në muajin dhjetor kërkon edhe përkrahjen e vendeve europiane, të cilat deri tani shprehen skeptike për plotësimin e rekomandimeve të BE dhe zgjeriminin e familjes europiane. Në kuadër të mbështetjes së progres raportit në mbledhjen e Këshillit Europian që pritet të mbahet në muajin dhjetor, ministrja e Integrimit, Klajada Gjosha si dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati pritet që të kenë një sërë takimesh në Francë me homologët frances. Franca, por jo vetëm, është një ndër vendet që e shef me dyshim zgjerimin e Bashkimit Europian në këto momente.
Por përveç Francës janë dhe disa vende të tjera siç është Gjermania, Hollanda apo dhe Britania e Madhe, ku në këtë të fundit u publikua edhe një artikull nga britanikja “Express”, e cila sjell shqetësimet nga organet britanike të emigracionit dhe disa deputetëve. Ata i frikësohen një eksodi të emigrantëve shqiptarë në Britani. Ndërkohqë lajmin për vizitën në Francë e bëri vetë të ditur ministrja Gjosha gjatë një takimi me gazetarët që mbulojnë këtë institucion.
Bashkëbisedimi u fokusua së tepërmi për statusin e vendit kandidat si dhe transparencën e këtij institucioni në raport me mediat. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Gjosha është shprehur se Ministria që ajo do të drejtojë do të jetë transparente dhe do të mundohet të bëjë gjithçka që puna të ketë efikasitet. Gjosha ka premtuar se do ketë bashkëpunim me mediat pasi e drejta për informimin e publikut është mjaft e rëndësishme ndërsa ka dëgjuar edhe sygjerimet e gazetarëve se si kjo ministri mund të funksionojë më mirë që publiku të informohet për çështjet e integrimit tc vendit në Bashkimin Europian. Në këtë takim mori pjesë dhe zv.ministri Majlind Lazimi ndërsa u prezantua për herë të parë edhe zëdhënësja e këtij institucioni, Zirina Llambro.
Progres-raporti
Vetëm pak ditë më parë Komisioni Europian publikoi progresraportin për Shqipërinë në të cilin i sugjeronte këtij të fundit dhënien e statusit kandidat për vendin tonë. Gjithësesi edhe pse jo pa kushte konkrete, qeverisë shqiptare iu lanë për detyrë plotësimi i disa prioriteve. Hapja e negociatave për pranimin në BE, kushtëzohet nga përmbushja e plotë e 5 prioriteteve të mbetura si: Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar, forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar si dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Gjatë prezantimit në një konferencë për shtyp të këtij progres raporti, Ministria e Integrimit Europian, shpreh vullnetin dhe angazhimin e saj, për të përmbushur këto prioritete bashkë me Ministritë e linjës, institucionet e pavarura shqiptare, opozitën, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit në mënyrë që procesi i integrimit Evropian të avancojë me ritme të shpejta në mënyrë që të jetë sa më i prekshëm dhe në interesin më të mirë të qytetarëve.
Shkrimi u publikua sot (19.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com