BRUKSEL - Liderët e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të “firmosin” sot dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së të martën në Luksemburg dha dritën jeshile që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, e ndërsa sot konfirmohet edhe nga kryetaret e shteteve dhe te qeverive te vendeve anetare.
Nga Samiti i Luksemburgut u theksua se tani Shqipëria ka një rrugë të gjatë dhe mjaft punë para. Sfida më e madhe deri në hapjen e negociatave për anëtarësim është lufta ndaj korrupsionit e krimit si dhe reforma në sistemin e drejtësisë.
Vendimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për dhënien e statusit kandidat pë Shqipërinë, erdhi pas rekomandimit pa kushte nga raporti i Komisionit Evropian, më 4 qershor.
Ndërkaq Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso do të vizitojë më 30 qershor Tiranën, ku do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)