Statusi i naftëtarit, Klosi: Do të
ulet mosha e pensionit me 5 vite

Statusi i naftëtarit, Klosi: Do të<br />ulet mosha e pensionit me 5 vite
Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi ka paraqitur ditën e sotme  në Komisionin e Ekonomisë  projektligjin për statusin naftëtarit.

Klosi e ka cilësuar statusin për këtë kategori si një detyrim të shoqërisë. Në projektligjin e propozuar parashikohet që naftëtarët do të përfitojnë ulje të moshës së pensionit me 5 vite si dhe do të marrin 1% pension shtesë për çdo vit pune.

Në këtë projektligj  përfshihen edhe punëdhënësit, të cilët do të detyrohen të derdhin kontribute shtesë në fondet e pensioneve private. Gjithashtu parashikohen dhe dy kontrolle mjekësore falas për naftëtarët si dhe trajtim falas për sëmundjet.

Ministri Klosi bëri të ditur se do të përfitojnë 5 mijë naftëtarë, ku 2 mijë prej tyre do të përfitojnë menjëhere nga ulja me 5 vite të moshës së pensionin. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij