Statusi i të penduarit, Julian
Sinanaj i shpëton burgut përjete

Julian Sinanaj vrasësi me pagesë i të ashtuquajturës Banda e Tritolit në Vlorë i shpëton burgut përjetë falë statusit të të penduarit dhe pse ndaj tij rëndojnë plot 13 akuza nga aktet terroriste deri në vrasjet, armëmbajtja dhe grupi i strukturuar kriminal.

Sinanaj është personi që ndihmoi prokurorët të zbardh krimet e bandës ku bëjnë pjesë vrasja e Sokol Veizit, Julian Metushajt, Agron Celës, tritoli në banesën e Ardian Kollozit ish kreut të PD-së në Vlorë, tritoli në automjetin e ish perfektit Besnik Dervishi dhe vrasja e mbetur në tentativë ndaj shtetasit P.B. 

Prokuroria i ka dhënë fund kësaj dosje duke dorëzuar pretencën për 7 të pandehurit e bandës së tritolit mes tyre Julian Sinanaj, Andon (Erjon) Mehillaj, Genis (Gentjan) Mehillaj, Ndriçim Gjokonaj, Marjon Mitro , Albin Mexhaj dhe biznesmeni i gazit Ilir Karçini .

Por çfarë dënimesh janë kërkuar për këtë grup?
Dy burgime të përjetshme kërkon prokuroria ndaj kushërirëve Mëhilli nga Vlora përkatësisht Andon Mëhillaj e Genis Mëhillaj ky i fundit ende në arrati i pa kapur prej zbulimit të bandës.

Ndërsa për Sinanajn i konsideruar bashkëpunëtor i drejtësisë dënimi do të jetë 35 vite burg dhe për 30 vite ai do të jetë në mbrojtje të shtetit dhe pse dënimin do ta kryej në një burg të sigurisë së lartë.

Me pesë vite duhet të dënohet biznesmeni Karçini i cili përdori grupin për të realizuar eleminimin fizik të konkurentit të tij P.Bare në tregun e gazit, Albin Mexhaj 11 vite pasi njihet si personi që furnizonte bandën me armë e tritol dhe Marion Mitro nga Vlora me 26 vite burg për tritolin që ky i fundit porosity ndaj ish prefektit të Vlorës Besnik Dervishaj.

Banda e tritolit u prangos në fillim të vitit 2014 ku i pari i prangosur në Tiranë ishte Julian Sinanaj i cili pasi kishte marë një banesë me qira po përgatiste vrasjen e biznesmenit P.B.

Më pas u prangosën Mitro i cili tentoi të largohej nga vendi u kap në Rinas, Karçini, Mexhaj e në fund Andon Mëhillaj ndërsa Genis Mëshillaj prej dy vitesh rezulton personi më i kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Banda e Tritolit, Prentenca e Prokurorisë
Julian Sinanaj 35 vite burg 
Andon Mëhillaj burg përjetë
Genis Mëhillaj burg përjetë
Ndriçim Gjokona 8 (tetë) vjet burg
Marion Mitro 26 (njëzet e gjashtë) vjet burg
Ilir Karçini 5 (pesë) vjet burg
Albin Mexhaj 11 (njëmbëdhjetë) vjet burg

Redaksia online
(u/s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale