Statusi, opozita: Shanse të pakta
Gjosha: Shkak, qeverisja e kalua

Statusi, opozita: Shanse të pakta<br />Gjosha: Shkak, qeverisja e kalua
TIRANE- Një raportim i ministres Klajda Gjosha në Komisionin e Integrimit, ka shkaktuar debate të forta në mbledhje.

Opozita ngriti shqetësimin se marrja e statusit në muajin qershor, është e vështirë, duke e lidhur me mungesën e konsensusit politik. Për kryetaren e komisionit Majlinda Bregu, shanset janë të pakta.

Por kjo deklaratë u konsiderua si politike nga Gramoz Ruçi sipas të cilit, integrimi duhet parë si qëllim i përbashkët, dhe jo i ndarë mes partive.

Nga ana e saj ministrja Gjosha , sqaroi se gjatë muajit mars, do të fillojë një tur vizitash, në ato vende të cilat kanë qenë skeptike në mbledhjen e muajit dhjetor. 

“Unë shpreh skepticizmin dhe sigurisht që ndonjëherë e marr fjalën për diskutim si deputete, por kur e marr fjalën në emër të komisionit shpreh skepticizmin për vendimin e 23 qershorit”, tha Bregu.

“Sa të interesuar, kur do pranohemi neve kur do na jap statusin po ja u them unë, do na japë statusin Bashkimi Europian. Atë ditë kur ne të mos sillemi, lidhur me objektivin për t'u integruar në Bashkimin Europian ju dhe ne, por ne dhe Bashkimi Europian ku të mos dallohesh as ti si opozitë dhe as unë që jam përfaqësuesi i PS-së dhe as zonja e nderuar që është përfaqësuese e LSI-së”, u shpreh Ruçi.

“Filloi që në shtator me plotësimin e dy prioriteteve kyçe siç janë antikorrupsioni dhe krimi i organizuar, më pas në dhjetor kemi nisur me plotësimin e 5 prioriteteve, me hartimin e projekteve, i cili është bërë në bashkëpunim të plotë me gjithë institucionet si linjat e varësisë, ashtu edhe institucionet e pavarura dhe kuptohet nën mbikëqyrjen e plotë të Komisionit Europian”, u shpreh Gjosha.

Por në mbledhje deputetët e opozitës, ngritën edhe shqetësimin e mungesës së akteve nënligjore për ligjin e nëpunësit civil. Por ministrja Gjosha, sqaroi se deri më tani janë 10 të tilla, që priten të shtohen, pasi afati i fundit është data 1 prill. 

“Në qershor do të shkojmë me ligjin që kemi miratuar që e kemi punuar së bashku etj. E kemi miratuar në pranverën e vitit të kaluar apo nuk janë përgatit VKM-të, nuk do të bëhet i zbatueshëm dhe do të hyjnë amendamente e tjera për të bërë një ligj të ri të cilin zoti Ruçi po e bënë në mënyrë të njëanshme gjithashtu”, theksoi Imami.
 
Ndërsa Gjosha tha se “dalin 10 akte nënligjore të plotësuara por afati nuk është janari, nuk ka qenë as shkurti. Ka qenë data 1 prill për plotësimin me aktet nënligjore kështu që është një punë në vazhdimësi dhe të gjithë po vazhdojmë të punojmë për plotësimin sa më parë të ligjit. Të gjithë aktet nënligjore që në fakt duhet ishte një punë e filluar që më parë por që nuk ka filluar dhe na është dashur që me të vërtet të plotësojmë në një kohë rekord ligjin e nëpunësit civil”.

Në mbledhje u ngrit edhe çështja e kontratave të përkohshme, ku sipas ministres Gjosha është një problem i mbajtur nga qeveria e kaluar, por që kjo mazhorancë synon ta eliminojë si fenomen. Ministrja sqaroi gjithashtu, se datën 4 mars do të mbahet edhe dialogu i nivelit të lartë, ku i pranishëm do të jetë edhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle.

Tri ditë më parë Tiranën e vizitoi zëvendëskryeministri, njëherësh edhe ministri i Jashtëm i Greqisë Evangelos Venizelos, ndërkohë që në mars pritet të vijë në Tiranë dhe kryekomisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle dhe pala shqiptare do të prezantohet me një plan të detajuar masash, të cilat do t’u vihen në dispozicion zyrtarit të lartë të BE-së me atë se ç’ka është bërë dhe ç’do të bëhet për të plotësuar reformat e kërkuara për integrimin.

Redaksia online 
(ob/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS