Migliori është shprehur optimist për marrjen e një përgjigjeje pozitive.
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE- së, Migliori ka folur edhe rreth zgjedhjeve parlamentare të 2013- së të cilat janë mjaft të rëndësishme për Shqipërinë dhe sipas tij do jenë tregues për stabilitetin e vendit.
Por Migliori ka komentuar edhe zgjedhjen e kreut të KQZ- së, ku beson se politika do arrijë të gjejë gjuhë për zgjedhjen e një njeriu të besueshëm.
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE- së Riccardo Migliori ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Shkodrës ku është takuar me kryebashkiakun, Lorenc Luka.
Asambleja Parlamentare e OSBE-së për herë të parë mbërrin në Tiranë për të zhvilluar sesionin e saj të vjeshtës, në përgjigje të ftesës së kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ndërsa qyteti i Shkodrës ka qenë ndalesa e parë e delegacionit të OSBE- së.
(Gre.M/Shqiptarja.com)