Statusi, Panariti takim me
ambasadorët në Tiranë

Statusi, Panariti takim me <br />ambasadorët në Tiranë
TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, u takua sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Tiranë, ndërsa informoi edhe për takimet që zhvilloi me komisionarin për Zgjerimin, Stefan Fyle dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Parlamentit Evropian në Bruksel.

Ministri Panariti theksoi se, i njohu ata me ecurinë e procesit të plotësimit të 12 Prioriteteve të Komisionit Evropian, si dhe rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të plotësuar sa më shpejt edhe detyrimet e tjera që kanë mbetur.

Mesazhi që u përcoll gjatë takimit në Bruksel, sipas Panaritit, ishte ai i nevojës për angazhim të të gjitha forcave politike në drejtim të plotësimit të kërkesave për marrjen e statusit.

Ambasadorët, nga ana e tyre, shprehën vlerësimin për ecurinë e deritanishme të reformave në vend. Ata vunë në dukje rëndësinë që merr në këtë fazë bashkëpunimi intensiv midis forcave politike për të plotësuar detyrimet në kuadër të përmbushjes së 12 Prioriteteve, para publikimit të Progres Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Kjo arritje e të gjithë forcave politike në Shqipëri do të çoj në marrjen e statusit të vendit kandidat, u shprehën ata.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar