Statusi, Rama inauguron
Panteonin e Pallatit të Brigadave

Statusi, Rama inauguron<br />Panteonin e Pallatit të Brigadave
TIRANE- Organizimi i festimit të marrjes së statusit është vendosur në një ambient të parashikuar që 70 vite më parë. Ndonëse Pallati i Brigadave nuk e ka kryer funksionin e plotë për ceremoni të tilla, stafi i Ramës ka menduar të vendosë orkestrën simfonike në Panteonin e jashtëm, ku shtyllat mbanin lart shqiponjën dy krenare. Ndërkohë që simfonitë e luajtura kanë qenë në sintoni të plotë me natyrën dhe pemët e larta.

Madje dhe vetë dritat blu të vendosura nëçdo shtyllë krijonin një shqiponjë thuajse të artë. Kanë qenëdy fëmijë që kanë surprizuar të gjithë të pranishmit. Së pari ka qenë 12 vjeçari Orenci i cili ka luajtur në violonçel, ndërkohë që himni i Bashkimit Evropian është luajtur në piano nga Anja e cila ishte vetëm 6 vjeçe. Po ashtu korri e ka kënduar në gjermanisht himnin e Bashkimit Evropian, pasi kishte kënduar dhe himnin kombëtar shqiptar.
anja te festimet per statusin
 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë