Statusi, të verbërit protestë
para Kuvendit, hyjnë në sale

Statusi, të verbërit protestë<br />para Kuvendit, hyjnë në sale
TIRANE- Ndersa në Kuvend pritet të nisi diskutimi i ndryshimeve ne ligjin “Për statusin e të verbrit:“ si dhe ne ligjin “Për statusin invalidit paraplegjik dhe tetraplegjike”, persona me aftesi te kufizuar  dhe të verbër po protestojnë jashtë parlamentit. Sipas tyre ndryshimet janë thellësisht antikushtetuese dhe do të bëjnë një precedent të rrezikshëm në dëm të procesit të formimit të shtetit ligjor.

Ora 11: 00 TE VERBRIT NE SEANCE PLENARE
Një përfaqësi e të verbërve është parë të akomodohet në seancë plenare ku do të diskutohen dhe ndryshimet në ligjin për statusin e të verbërve dhe të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjike”

Ora 10: 30 RUÇI: TE SHQYRTOJME STATUSIN E TE VERBERVE
Kryetari i grupit parlamentar socialiste Gramoz Ruçi ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës të seancës plenare ku në fillim të shqyrtohet statusi i të verbërve. Duke iu referuar protestës të PAK-ut përpara Parlamentit, Ruçi theksoi se një përfaqësi e të verbërve kërkon të marrë pjesë në seancën plenare. Ai e cilësoi "të papranueshme" ndalimin që i është bërë një përfaqësie të të verbërve në qytetin e Shkodrës për të ardhur në Tiranë. Topalli deklaroi se do të kontrollonte nëse kanë bërë kërkesë dhe do më pas do merrej vendim.

PROTESTA PARA PARLAMENTIT
Personat me aftësi të kufizuar po protestojnë para parlametit duke kërkuar të mos kalojnë ndryshimet në ligjin "Për statusin e të verbrit:“ si dhe ne ligjin “Për statusin invalidit paraplegjik dhe tetraplegjike”.
Ata kanë kërcënuar me forma ekstreme të protestës nëse parlamenti miraton ndryshimet që u ul përfitimet kësaj kategorie. Sipas tyre nëse nuk do të marrin sinjale pozitive, atëherë nuk do të përjashtojnë edhe sakrificat deri në vetëflijim.

SHKODER, TE VERBRIT NUK LEJOHEN TE UDHETOJNE DREJT TIRANES

Një përfaqësi e të verbërve nga qyteti i Shkodrës nuk kanë mundur ti bashkohen protestës që po organizohet  sot paradite në Tiranë, pasi sipas tyre janë ndaluar nga policia. Të verbrit pretendojnë se policia kanë marrë qëllimisht dokumentet e shoferëve të 2 autobusëve, me të cilët ishin planifikuar për tu nisur drejt Tiranës.


Ata kërkojnë më këmbëngulje që sot deputetët e LSI-së, të mos miratojnë ndryshimet në ligj, pasi ky ishte një premtim i zëvendësministres së Punëve dhe Çështjeve Sociale, Filloreta Kodra.

"Nuk do të përjashtohet asnjë lloj qëndrimi, as mosbindja civile, as greva e urisë, as forma të tjera të sakrificave spektakolare, pasi ka shumë njerëz të verbër dhe paraplegjikë të cilëve u është mërzitur jeta. Janë të gatshëm të flijohen që të fitojnë grupe të tjera. Por ne këto forma nuk do ti mbështesim dhe do përpiqemi t'i parandalojmë. Megjithatë zemërimi ndonjëherë është i papërmbajtshëm", - deklaroi dje Sinan Tafaj, kryetar i këshillit kombëtar të PAK. Sipas tyre, këto lëvizje ndërmerren për faktin se ata janë të bindur se këto ndryshime janë thellësisht antikushtetuese dhe do të bëjnë një precedent të rrezikshëm në dëm të procesit të formimit të shtetit ligjor.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”