BEOGRAD - Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka përshëndetur marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Kreu i qeverisë serbe, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit shqiptar Edi Rama të shtunën në lidhje me suksesin e Shqipërisë për të fituar statusin e kandidatit të BE-së.
Gjatë një konference për shtyp nga Beogradi me Presidentin e Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, Vuçiç tha se i kishte dërguar një letër urimi Ramës, për suksesin e vendit të tij në fitimin e statusit të vendit kandidat të BE-së. Kryeministri serb ka thënë se gjithashtu do të takohet me kryeministrin shqiptar në vjeshtë.
Ndërkaq nuk dihet ende se kush do të jetë vendi mikpritës i këtij takimi të të dy kryeministrave. Më herët, zyrtarë të dyja qeverive patën konfirmuar një vizitë të Kryeministrit Edi Rama në Beograd, vizitë kjo e shtyrë për shkak të zgjedhjeve të mbajtura në Serbi në pranverë të këtij viti.
Lideret e 28 vendeve anetare të BE formalizuarn të premten në samitin e Brukselit dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Vendimi është marrë të marten në Luksemburg nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së.
Në vendimin e shprehur të martën pas Samitit të Luksemburgut u theksua se Shqiperinë e pret rrugë e gjatë dhe mjaft punë përpara.Sfida më e madhe për politiken shqiptare deri në hapjen e negociatave për anëtaresim është lufta ndaj korrupsionit e krimit si dhe reforma në sistemin e drejtësisë.
Redaksia Online
(g.f/e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO