Investimet që do të bëhen në Termocentralin "Kosova e Re" pritet të arrijnë shumën 1 miliard euro, një hap i rëndësishëm ky drejt zgjidhjes së qëndrueshme të problemit me energjinë në vend, njoftoi sot në një konferencë shtypi ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Duke prezantuar prioritetet e Qeverisë për sektorin e energjetikës, Stavileci tha se projekti i Termocentralit është i konceptuar në mënyrë të tillë që kapacitetet e reja, së bashku me kapacitetet aktuale dhe ato që do të rehabilitohen në periudhën e ardhshme, do të mund të siguronin një sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike.
Sipas KosovaPress, projekti është ndarë në dy faza, në mënyrë që ky proces i ndërlikuar të bëhet më i lehtë. Faza e parë ka të bëjë me propozimin teknik dhe financiar, i cili lidhet vetëm me koston e zhvillimit të projektit, dhe e dyta që lidhet me ndërtimin. Kostoja përfundimtare e ndërtimit të këtij termocentrali do të mund të dihet vetëm pasi të bëhen bashkë këto dy faza.
Stavileci tha se, Ministria ka një varg projektesh të cilat janë vazhdimësi e së kaluarës. Ndër projektet kryesore të cilat i ka ndarë kjo ministri është sektori i energjisë, i cili ka saktësisht 7 prioritete dhe i pari prej tyre është ai i termocentralit "Kosova e Re".
"Aktualisht, në sektorin e energjisë ne jemi duke përgatitur strategjinë e re për energjinë për vitet 2015-2024, ku ne kemi 7 prioritete. Pra, i pari është projekti i termocentralit Kosova e Re, i dyti është Kosova A pra dekomisionimi i saj, Kosova B një studim fizibiliteti dhe rehabilitimi potencial i saj, pastaj tregu i përbashkët me Shqipërinë, liberalizimi i tregut, investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë, si dhe efiçienca ku do të kemi një fond për efiçiencën", tha Stavileci.
Stavileci po ashtu tha se, pa infrastrukturë të kompletuar dhe energji të bollshme nuk ka zhvillim ekonomik. Ai shtoi se tashmë duhet që njëherë e përgjithmonë Kosova të zgjidhë problemin me energjinë elektrike.
"Nuk mund të flasim asnjëherë për zhvillimin ekonomik nëse nuk kemi një infrastrukturë të kompletuar dhe nëse nuk kemi energji të bollshme për t'i furnizuar qytetarët tanë. Ne duhet njëherë e përgjithmonë ta zgjidhim problemin e energjisë, t'i largohemi varësisë së madhe nga importi dhe të kemi një furnizim të qëndrueshëm po në të njëjtën kohë edhe me tarifa të përballueshme për qytetarët. Një gjë e tillë është paraqitur edhe tek programi i Qeverisë, pra për periudhën 2015-2018", tha ai.
Për vlerën e këtij projekti prej rreth 1 miliard euro, u tha se një të tretën e vlerës do ta investojë ofertuesi nga kapitali i tij, ndërsa dy të tretat e vlerës nga institucionet financiare ndërkombëtare.
Sipas Stavilecit, ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese për energji elektrike, sot janë kusht dhe domosdoshmëri për zhvillim ekonomik./atsh/
/Shqiptarja.com