PRISHTINE, 3 Shkurt /ATSH/-Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ka miratuar në parim plotësim -ndryshimin e projektligjit për ndërmarrjet publike.
Gjatë debatit u diskutua shumë rreth "Trepçës" dhe rolit të komunave që do ta kenë në shndërrimin e këtij kombinati në ndërmarrje publike.
Opozita, ka kundërshtuar nenin 11.3 i cili flet për rolin e komunave, sepse sipas tyre po u jepet fuqi komunave në shndërrimin e ndërmarrjeve të veçanta në ndërmarrje publike,.
Mirëpo ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se nuk ka asgjë në këtë nen, pasi komunat nuk do të kenë asnjë rol të veçantë në shndërrimin e kombinatit "Trepça" në ndërmarrje publike.
Edhe kryetari i komisionit Muhamet Mustafa, tha se çështja e kombinatit metalurgjik "Trepça" do të rregullohet me një ligj të veçantë dhe me një strategji zhvillimore për të cilat do të vendoset në Kuvendin e Kosovës dhe askund tjetër./KosovaPress/ /a.g/










