‘S’të shoh dot në sy’, Kiara përballet sërish me Luizin: Mos mu afro, s’ke punë me mua! Uroj të dal nga shtëpia të shtunën

‘S’të shoh dot në sy’, Kiara përballet sërish me Luizin: Mos mu afro, s’ke punë me mua! Uroj të dal nga shtëpia të shtunën

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë folur sërish mbrëmjen e sotme për situatën që u krijua në Big Brother, pasi këngëtari tha se vuan nga një sëmundje e rëndë, por në fakt analizat treguan se gëzon shëndet të plotë. Kiara është distancuar nga Luizi pas kësaj situate, ndërsa këngëtari ka shfaqur hapur pëlqimin ndaj moderatores.

Kiara i ka kërkuar Luizit që të mos i flasë dhe mos t’i afrohet më, ndërsa këngëtari i kërkon falje. Madje, Kiara shfaqet aq e mërzitur saqë thotë se uron që të dalë nga shtëpia të shtunën, pasi ajo është një nga të nominuarit për këtë javë.

Kiara: Unë me ty nuk dua të kem më punë, më rri larg, më lër hapësirë se po çmendem, me mua nuk ke më punë fare. Nuk kam më besim te ty, e kupton këtë? Nuk di si ta them më troç, edhe vendi të hapet këtu, ti me mua s’ke më punë. Më rri larg! Nuk të shoh dot në sy, më është kthyer në një gjendje shumë të keqe!

Luizi: Nuk e pranon faljen time?

Kiara: Më lër të qetë të lutem, mos mu afro më, nuk dua më shpjegim nga ty, mu hiq sysh, nuk të dua më fare. Nuk mundem më, po më plas zemra, jam aq keq sa ishalla them dal të shtunën!


Lajmi kryesor:

‘Tronditi’ publikun me rrëfimin e tij për sëmundjen e rrallë, mjekja sqaron të vërtetën: Luizi nuk ka tumor, gëzon shëndet të plotë! Reagime të ashpra


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati