Stefano Pioli mban Milanin me 'këmbë në tokë': Festuam titullin më herët sesa e prisnim

Stefano Pioli mban Milanin me 'këmbë në tokë': Festuam titullin më herët sesa e prisnim

Stefano Pioli, trajneri i Milan

Trajneri i Milan, Stefano Pioli foli për mediat në lidhje me ecurinë e kuqezinjve për 2022. Të besuarit e tij janë kampionët në fuqi të Serie A, me trajnerin që është shprehur se në këtë përmbledhje të vitit që po lëmë pas, ai nuk e priste që të ishte kampion i Italisë, teksa vlerëson drejtuesit për emrat e futbollistëve të afruar në merkato.

"Titulli? Është e qartë që arritëm te titulli sepse vullneti i klubit ishte të investonte në lojtarë kryesisht të rinj. Kështu që është e qartë se për mua dhe për ne, viti 2022 ka qenë vërtet i rëndësishëm dhe plot kënaqësi.

 A besoni se mund t'i merrni Napolit vendin e parë? Duhet të mendosh se mund ta fitosh kampionatin, kjo në mënyrën më absolute. Është e qartë se nëse Napoli vazhdon kështu, ata mund të shkojnë 100 pikë dhe pastaj duhet t'i komplimentojmë, por duhet të mendojmë të shënojmë shumë. Vitin e kaluar nevojiteshin 86 pikë, ndoshta mund të duheshin edhe më shumë këtë vit. Ka ende 69 pikë në lojë, janë shumë, por duhet të fillojmë të pedalojmë fort dhe sigurisht duhet të besojmë në të", tha Pioli.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!