Stefano Pioli shpallet trajneri më i mirë në Itali

Stefano Pioli shpallet trajneri më i mirë në Itali

Stefano Pioli, trajneri i Milan

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është fituesi i edicionit të 31-të të "Pankina e Artë" në Serie A për sezonin 2021-22. Në "Coverciano", trajneri i kuqezinjve u zgjodh më i mirë i sezonit të kaluar me 33 vota, përpara Davide Nicola me 4 vota dhe Spalletti (Napoli) me 3 vota.

“Jam i emocionuar sepse kur shoh atë që bëmë vitin e kaluar, ende i ndjej ato emocione. Dua ta ndaj këtë çmim me të gjithë ata që punojnë me ne në Milanello, me klubin dhe me drejtuesit. Me stafin tim të cilët janë motori i punës sime dhe veçanërisht me lojtarët e mi. Unë ende besoj se jam duke stërvitur një grup vërtet të veçantë", thotë Pioli.

Kujtojmë se Pioli sezonin e kaluar fitoi titullin kampion me Milanin në Serie A, me trajnerin që ka merituar një çmim të tillë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg