Stefano Romano: Ju rrëfej
marrëdhëniet e mia me artin shqipta

Stefano Romano: Ju rrëfej<br />marrëdhëniet e mia me artin shqipta
TIRANE - Edicioni i dytë i “Andata e Ritorno” (Vajtje dhe Ardhje) është çelur ditën e diel në Galerinë FAB dhe galerinë MIZA në Tiranë. Ekspozita është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës me rastin e 2 qershorit festës së Republikës së Italisë. Kjo ekspozitë e cila u kushtohet kryesisht artistëve të rinj shqiptar të formuar në Itali, merr shkas nga mënyra sesi ka ndryshuar ideja e migrimit drejt Italisë; “nuk është më vetëm nevoja për një punësim, por motivi i nisjes bëhet shpesh dëshira për studime më të mira”, shprehen kuratorët.

Veprat janë zgjedhur nga artisti italian Stefano Romano dhe artisti shqiptar Olson Lamaj. Stefano Romano ka një marrëdhënie shumë familjare me artistët shqiptarë. Ai punon në Shqipëri dhe është zgjedhur nga IIK pikërisht si një urë lidhëse mes dy vendeve protagoniste të kësaj lëvizjeve piktorike që historikisht lidh dy vendet. Ekspozita fokusohet te gjenerata e re e artistëve shqiptarë që janë në lëvizje mes dy brigjeve të Mesdheut.

Kuratori italian, Romano ka kuruar shpesh ekspozita të tyre dhe ruan kontakte të pandëprera me krijuesit shqiptarë.Në ekspozitë janë piktorët Adi Haxhiaj, Aldi Zgjani, Iva Lulashi, Blerta Hocia, Dritan Hyska, Eltjon Valle, Rudian Hoxhaj, Pleurat Xhafaj, Lek M. Gjeloshi. Veprat e tyre do të qëndrojnë deri më 9 qershor në galerinë FAB dhe në Galerinë MIZA. Stefano Romano thotë ai ka zgjedhur shpesh artistë nga Shqipëria për disa ekspozita në vite, sepse tek ata sheh një energji dhe koncept të paekspolruar në artet moderne të Europës, sipas tij “për vetë kushtet që ka Shqipëria”.

Stefano, pse jeni të interesuar të bashkëpunoni me artistët shqiptarë. Dihet që prej vitesh ju kuroni ekspozitat e tyre?
-Siç e thashë në bisedën me ju, është një lloj arti i paeskploruar. Në vendet e tjera shoqëria vjen në një standard jetese më të lartë dhe duket sikur ka një ngopje me art. Interesante është se te krijuesit e rinj shqiptarë ka një etje për të bërë art. Kjo më ka nxitur mua të bashkëpunoj dhe kuroj ekspozita me artistë shqiptarë. Pra ka një fuqi për të treguar artistët shqiptarë në krijimin e veprave. Mendoj se çdo pjesë e ekspozitës tregon shumë mirë se arti shqiptar është një rrugë të mbarë.

Marrëdhënia me akademitë italiane të artit ka lidhje me faktin që Shqipëria ka pasur me studime disa nga piktorët më të mirë të saj të viteve 30?
-Unë mendoj që është një marrëdhënie normale dhe e mirë mes Shqipërisë dhe Italisë. Edhe në kushte të pamundura, ju na keni parë gjithmonë neve dhe ne jemi njohur ndoshta vonë me ju, për shkak të regjimit komunist që ndaloi marrëdhënien. Por sot e shohim edhe më gjerë se çdo popull ka të drejtë të migrojë, të njohë dhe të promovojë realitete të tjera, përvoja të tjera, aq më tepër artistët që kanë këtë nevojë.
 
Le të dalim pak jashtë temës, ishte një rast eksplorimi triumfi në The Voice of Italy i Elhaida Danit?
-Po unë ndihem shumë i gëzuar për fitoren e Ehaidës. Por kjo marrëdhënie midis artistëve të dy shteteve është përforcuar dhe ka ardhur edhe nëpërmjet arteve të tjera, dhe kjo ka ndihmuar shumë marrëdhëniet miqësore.

Cili mendon se është një nga artistët më të mirë shqiptarë që vjen nga përvoja italiane e pikturës?
-Armando Lulaj është më i miri. E kam njohur në Itali dhe tani ai jeton midis shumë shteteve dhe është vlerësuar jo vetëm në Itali dhe në gjithë botën.

Sa e vështirë është në Itali të dalësh i pari në muzikë, në pikturë, etj?
-Është vështirë, ndoshta është më vështirë në Itali sesa këtu, pikërisht se është më e strukturuar si shoqëri dhe ka përvoja seleksionimi më të shtrënguara.
 
Ju flisni shpesh për arritjet dhe vlerat e artistëve më të mirë shqiptarë, po për të metat ç’mendim keni?
-Njëra nga të metat është që artistët shqiptarë duhet të kuptojnë se duhen përpjekje të vazhdueshme për të ecur përpara. Duhet gjithmonë ndryshime dhe krijimtari. Nuk mund të mbahesh tek vlerat që sapo ke krijuar. Unë iu them atyre kërkoni dhe se duhet të jenë më shumë kërkues.
 
Mendoni se i ka dëmtuar ideologjia komuniste artet pamore në Shqipëri?
-Kjo gjenerata që është sot nuk ka asnjë arsye të jetë e dëmtuar, sepse ka nisur të bëjë art pa ndikimin ideologjik, ka qenë prej 20 vjetësh e lirë. Edhe të vjetërve regjimi ua ka vështirësuar jetën, por ata kanë pasur një dëshirë për t’u shprehur me art, për të ndryshuar botën dhe për të realizuar vepra të bukura dhe ka pasur edhe art të realizuar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm