/ATSH-TANJUG/ - Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç deklaroi se nuk ka informacion nëse janë bërë arrestime për incidentin me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç gjatë përkujtimores për viktimat e Srebrenicës të mbajtur të shtunën e kaluar.
"Momentalisht, ne nuk kemi asnjë informacion, ose autoritetet serbe nuk janë informuar nëse personat përgjegjës janë arrestuar", tha Stefanoviç dhe shtoi se sulmi i 11 korrikut u krye nga një numër I madh qytetarësh.
Ministri tha para Komitetit parlamentar për Mbrojtjen dhe Punët e Brendshme se ka marrë garancinë se po punohet në identifikimin e autorëve të sulmit.
"Ne shpresojmë dhe besojmë se autoritetet shtetërore të Bosnje-Hercegovinës do veprojnë në të njëjtën mënyrë siç do bëntë Serbia. Serbia nuk do lejonte kurrë që diçka e tillë t'u ndodhë të ftuarve të saj", theksoi Stefanoviç