/ATSH-AFP/ - Kreu i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier e cilësoi sot krizën e imigracionit si sfidën më të madhe në historinë e Bashkimit Evropian, para se të bënte thirrje për unitet evropian për t'i bërë ballë.
"Nëse ne jemi të bashkuar në përshkrimin tonë të situatës (...), ne duhet të jemi të bashkuar për faktin se një sfidë e tillë nuk mund të menaxhohet nga një vend i vetëm. Ne kemi nevojë për solidaritet evropian", theksoi Steinmeier për shtypin, pas një takimi me homologët hungarez, polak, sllovak dhe çek, të cilët refuzuar të pranojnë kuotat e detyrueshme të imigrantëve propozuar nga BE dhe mbështetur nga Berlini.
"Gjermania pret 40 000 refugjatë këtë fundjavë", theksoi sot kreu i diplamacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier.