Steinmeier: Serbia nuk e ka kusht
njohjen e pavarësisë së Kosovës
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka deklaruar se askush nuk ka përmendur kushte të reja për Serbinë drejt integrimit të saj në BE.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka deklaruar se askush nuk ka përmendur kushte të reja për Serbinë drejt integrimit të saj në BE.
Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, kryediplomati gjerman, Steinmeier, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Gjermania është interesuar që Serbia të jetë pjesë e BE-së.
“Deklaratat se Gjermania ka paraqitur kushte të reja për Serbinë, janë absolutisht të pasakta. Gjermania, sikurse edhe shtetet tjera të BE-së, janë të interesuar që Serbia t’i hapë këtë vit kapitujt të parë për integrim”, ka thënë ai. Steinmeier ka udhëtuar sot në Beograd, ku ka të caktuar takime me përfaqësues të lartë të shtetit.
Ai gjithashtu ka thënë se qeveria gjermane nuk ka komentuar asnjëherë për njohjen e Kosovës nga ana e Beogradit, si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE. “Gjermania dhe partnerët evropian presin normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, tha ai.
Kreu i diplomacisë gjermane, pas vizitës në Beograd, po sot, do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të vendit.
Ministri Steinmeier do të takohet fillimisht me kryetaren e Kosovës, Atifete Jahjaga, e më pas edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe njëherësh ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi.
Marrë nga RTKRedaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
39.1%
-
Më keq
43.9%
-
Njësoj
17.1%
Vota total: 3989
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitim Zekthi: Të përkrahësh fashistë apo shovinistë në zgjedhje, është e neveritshme dhe e urryer
4 Gusht, 20:06
-
Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Pjesëmarrja rezulton 36.9%, procesi i votimit në 36 QV ishte i qetë
4 Gusht, 19:59
-
Problemi me kartat e skaduara në Himarë/ Kristaq Kume: Ekspertët duhet të njoftonin KQZ dhe partitë, një pjesë e fajit edhe zgjedhësit
4 Gusht, 19:56
-
'Turpi i Berishës që kandidoi Belerin', Ergys Mërtiri në Report Tv: Edhe Gjikuria i njëjti mall, të dy foto me flamurin e Vorio Epirit
4 Gusht, 19:47
-
VIDEO/ Gjikuria shfaqet vetëm dhe i braktisur ditën e votimit duke ngrënë byrek, asnjë aleat politik krah tij
4 Gusht, 19:46
-
Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023
4 Gusht, 19:42
-
Bardhi marton motrën, Sara Gjordeni publikon momentin prekës të këngëtarit mes lotësh (VIDEO)
4 Gusht, 19:39
-
Zgjedhjet në Himarë/ Flamur Noka shpall humbjen pa nisur numërimi i votave
4 Gusht, 19:38
-
Zgjedhjet në Himarë, mbyllen të 36 qendrat e votimit
4 Gusht, 19:28
-
Përfundon procesi i votimit në Himarë fshat, qetë dhe pa probleme! Pritet nisja e kutive në KZAZ-në e numërimit
4 Gusht, 19:23
-
Zgjedhjet në Bashkinë Himarë, mediat greke pasqyrojnë procesin dhe mesazhin e Belerit nga burgu
4 Gusht, 19:12
-
Tiranë/ Ishte në zonën e ajrimit, i paraburgosuri i IEVP-së 'Jordan Misja', humb jetën pas arrestit kardiak
4 Gusht, 18:54