Stela dhe Klejvis: “Nudoja
jonë” së shpejti në radio

Stela dhe Klejvis: “Nudoja <br />jonë” së shpejti në radio
Gjithçka që të tjerët kanë turp ta thonë në publik, por që është pjesë e pandashme e jetës së tyre. Personazhe publik që kërkojnë të flasin në lidhje me atë ç’ka shkruhet për ta por dhe gazetarë që mbrojnë atë çka shkruajnë, do të jenë disa nga temat që do të trajtohen në programin më të ri radiofonik, “Wow”. Kjo risi në mediat shqiptare do të ketë si protagonistë, dy moderatorët, Stela Kotri dhe Klejvis Saliaj. Emisioni do të startoj të martën në Kiss FM, dhe personazhi publik i parë, do të jetë reperi i njohur, Big Basta. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM Stela dhe Klejvis, premtojnë se do të sjellin një program të “çmendur”, ku dëgjuesit do të njihen me të vërtetat “nudo” të personazheve publik.

Klejvis dhe Stela, do të vini tashmë për dëgjuesit, me një program radiofonik, të quajtur “WoW”, na tregoni diçka më tepër?

Stela : Ouuuu sa flet dhe ky Klejvisi, i tregoi te gjitha. (qesh)

Klejvis: Do jemi ndryshe, do të mundohemi të sjellim risi. Këtë here do të jetë një emision i cili do të ketë të ftuar vip, stilist dhe do të flitet për shumë personazhe. Dëgjuesit do të kenë mundësi të dëgjojnë nga goja e vet vipave të vërtetat e tyre, ata do ti përgjigjen një pyetësori jo të zakonshëm dhe do të seleksionojnë muzikë. Do të kemi për herë të pare një analizë të drejtëpërdrejtë të stilistëve shqiptar për veshjen e personazheve publik në Shqipëri. Por kujdes gjithçka do të jetë “WOW”.

Si ju lindi ideja për këtë emision?

Stela : Ideja për një emision sëbashku në fakt është e hershme duke qenë se jemi dhe miq të vjetër. Por më në fund vendosëm që të mos mbetet thjesht një ide, e morrëm seriozisht dhe nisëm punën duke e ideuar e me pas duke u konsultuar dhe me drejtuesit e radios, Kiss Fm.

Klejvis : Thjesht. Kemi qenë një ditë në kafe dhe na kishte marr malli për radion. Sigurisht pas një bashkëpunimi të gjatë me Kiss Fm, ishte mundësia më e mirë në një radio, ku mbi të gjitha punohet me shumë pasion dhe ka hapësirë gjithmonë për gjëra të reja.
Stela si ndihesh kur punon me Klevin, dhe ti Klev kur punon me Stelën?

Stela : Jemi gjithmonë të përfshirë nga batuta, humor dhe besoj se përveç seriozitetit ndaj punës, përballë publikut unë dhe Klevi, do të shfaqemi më shume si miq çapkën sesa si dy moderator që janë bashkuar bashkë. Pastaj t’iu them një sekret….? Klejvis është i padurueshëm kur bëhet fjalë për punë, është nervoz dhe ky është momenti që mua më pëlqen më shumë, sepse nervozizmin ja kthej në buzëqeshje…(qesh)

Klejvis :
Ne jemi miq prej vitesh. Nuk na ka njohur profesioni por njohjet miqësore. Duke qenë se gjithçka mes nesh është natyrale dhe nuk jemi të detyruar të rrimë me njëri –tjetrin dhe profesionalisht jemi rehat. Unë mendoj se një partnere si Stela në një produksion, do ta donte çdo kush.

Çfarë ka të veçantë ai, ndryshe nga emisionet që ju drejtoni?


Stela :
Është format i çmendur, të lejon të jesh vetvetja dhe mbi të gjitha jemi ne të dy (qesh).

Klejvis :
Ndryshe ka frymën. Të qenit të drejtëpërdrejtë dhe larg furçave. Është fryma që unë kam dhe në NEXT, gjithçka mbi ekran. Këtë herë do të jetë gjithçka në mikrofon.

Pse zgjodhët pikërisht radion si media për ta prezantuar atë?

Stela : Sepse televizionin tashmë e kemi, por mbi të gjitha sepse radio është magjia që vetëm ai që e ka provuar di t’a kuptoj. Vetëm në radio mund të jesh një eksploziv i vërtet ashtu siç do ti.

Klejvis :
Sepse kemi kohë që mendojmë të bëjmë diçka në radio. Në televizion jemi bashkë dhe pse në produksione të ndryshme. Na mungonte magjia e radios dhe ndaj zgjodhëm radion. Pastaj kush rri dhe gjen rrobat, grimohet dhe merret me gjithçka. Këtë herë do jemi siç jemi pa grim dhe pa truk si në paraqitje, por dhe në përmbajtje të emisionit. (qesh)
Do të keni të ftuar çdo të martë nga një personazh publik?

Stela : Jo vetëm një personazh publik, por shumë personazhe, që secili prej tyre do të ketë pjesën e vet të rëndësisë.
Klejvis : Çdo të martë në mbrëmje në orën 20:00 deri në 21:00 do të jetë në studio me në ‘’NUDO’’ një personazh. Merreni si të doni ndaç nudo fizikisht, por ajo që na intereson është “NUDOJA” mendërisht (qesh).

Mendoni që do të gjeni mbështetjen e tyre?

Stela : Absolutisht po, tashmë axhenda është përcaktuar, mbeten vetëm të martat për ti dëgjuar e për t’iu bërë juve të thoni “WOW”.

Klejvis : Sigurisht. Janë të gjithë të gatshëm të përballen me “NUDO”, të paktën njëherë në jetën e tyre.
Do të kemi një “përleshje” vipash me gazetarët e mediave rozë ?

Stela: Nëse ju gazetarët jeni të gatshëm për përleshje me ta, pse jo? Tribuna është e hapur (qesh).

Klejvis :
Ne do të bëjmë të mundur thjesht ballafaqimin. Nëse gjërat shkruhen ashtu siç duhet dhe janë në rregull, nuk besoj se do ketë përleshje. Ne nuk duam të përleshim njeri, thjesht kjo gjë ngelet në dorë të gazetarëve dhe personazheve për ato që kanë thenë dhe s’kanë thenë.

Në krahun e kujt do të jeni ju, të kolegëve gazetarë apo të vipave ?

Stela : Në krahë të dëgjuesve. Edhe pse kam dyshime tek Klevi se mos ma merr vrulli i përleshjeve. Ju thashë, është i tmerrshëm ai, (qesh).

Klejvis: Ne do të jemi në krahun e pasqyrimit të gjërave siç janë me burime të sakta, me detaje dhe të vërteta. Ne do te jemi publiku që kërkon të di të vërtetat e atyre, që thuhen nga personazhet dhe shkruhen nga gazetarët.

(xh.k/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj

Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj