Një çast mjaft prekës dhe shokues gjatë audicioneve të fshehta të “The Voice of Albania 4” ka qenë pjesëmarrja në këtë kompeticion e një djali të verbër.
Stenaldo Mëhilli vetëm 17 vjeç, i cili ka studiuar që në moshë të vogël për piano ka bërë që të emocionohet juria e “The Voice” dhe që vetëm me anë të zërit të kthehet për ta marrë në skuadrën e saj Alma Bektashi, e cila është përlotur.
Në klipin e tij prezantues Stenaldo është shprehur se asnjë pengesë fizike nuk mund të ndalë një njeri të materializojë pasionet dhe dëshirat që ka. Megjithatë jeta nuk ka qenë e lehtë për të pasi kur i ishte vetëm 3 javësh babai i tij ka ndërruar jetë dhe më pas vogëlushi ka humbur shikimin.
Pranë 17-vjeçarit ka qëndruar pranë e ëma, e cila e inkurajuar për të marrë pjesë në “The Voice”. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në një kompeticion muzikor në Mal të Zi, ku është shpallur edhe fitues.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com