Stenaldo, 17-vjeçari i verbër
ndjek ëndrrën e tij në "The Voice"

Stenaldo, 17-vjeçari i verbër<br />ndjek ëndrrën e tij në "The Voice"
Një çast mjaft prekës  dhe shokues gjatë audicioneve të fshehta të “The Voice of Albania 4” ka qenë pjesëmarrja në këtë kompeticion e një djali të verbër.



Stenaldo Mëhilli vetëm 17 vjeç, i cili ka studiuar që në moshë të vogël për piano ka bërë që të emocionohet juria e “The Voice” dhe që vetëm me anë të zërit të kthehet për ta marrë në skuadrën e saj Alma Bektashi, e cila është përlotur.

Në klipin e tij prezantues Stenaldo është shprehur se asnjë pengesë fizike nuk mund të ndalë një njeri të materializojë pasionet dhe dëshirat që ka. Megjithatë jeta nuk ka qenë e lehtë për të pasi kur i ishte vetëm 3 javësh babai i tij ka ndërruar jetë dhe më pas vogëlushi ka humbur shikimin.

Pranë 17-vjeçarit ka qëndruar pranë e ëma, e cila e inkurajuar për të marrë pjesë në “The Voice”. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në një kompeticion muzikor në Mal të Zi, ku është shpallur edhe fitues.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

9/2
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Sekretariati i Etikës merr vendimin/ Noka, Bardhi dhe Nallbati 60 ditë larg Kuvendit! Palokës i bie dënimi më i lehtë me 10 ditë, pjesa tjetër 40 ditë përjashtim

Sekretariati i Etikës merr vendimin/ Noka, Bardhi dhe Nallbati 60 ditë larg Kuvendit! Palokës i bie dënimi më i lehtë me 10 ditë, pjesa tjetër 40 ditë përjashtim