Beqaj në SPAK në zbatim të masës, flet për kontrollet në banesë: Të më kthejnë laptonin, kam materialet e Sterilizimit! 'Gzona', asnjë lidhje financiare me familjen time

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur si çdo të premte në ambientet e SPAK në respektim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje" të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit.

Për këtë hetim Beqja tha se ka vendosur që të zbatojë kërkesat e drejtësisë ndërsa kërkoi prej kësaj të fundit që t'i vënë në dispozicion raporton e KLSH i cili është marrë për bazë sa i përket pretendimeve për shkeljet që ka kryer ish ministri.

Ai foli para medieve edhe për kontrollet që janë bërë në banesën e tij në kuadër të hetimit pasuror për lidhje me kompanitë farmaceutike ‘Delta Pharma’, paralelisht edhe për abuzime në SASPAC, drejtoria e fondeve të huaja që drejtonte Beqaj.

Duke mos shprehur kundërshti për kontrollet ish ministri tha se mes sendeve që i janë sekuestruar është dhe laptopi, ndaj ka kërkuar që t'ia kthejnë duke shtuar se aty ka materiale për Sterilizimin që i përdor për komunikimin e tij me SPAK në lidhje me hetimet për sterilizimin.

Beqaj nuk mohoi as njohjen me Ermal Kurtulajn, koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC, por nënvizoi se resoranti Gzona që përmendet në hetimin e fundit nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen e tij që nga shkurti 2020.

"Ermal Kurtulajn e njoh prej më shumë se 15 vitesh. Që në maj të 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej nga SASPAC. Lokali Gzona nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare ekonomike me familjen time. Bashkëshortja ime është larguar në shkurt të 2020".

Në mesin e muajit nëntor të 2023, ndaj ish-ministrit Gjykata e Posaçme caktoi masën detyrim paraqitje dy herë në muaj në prokurori, për akuzën shpërdorim detyre. Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Ish-ministri në dëshminë e dhënë më herët ka deklaruar se veprimtaria e tij është audituar nga Kontrolli i lartë i shtetit dhe nuk janë evidentuar shkelje.

Ndërsa po zbaton masën e caktuar nga GJKKO për këtë çështje, një hetim paralel ka nisur për të për dyshime që lidhen me fondet e huaja, të koordinuara nga SASPAC, Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, ku Beqaj ishte drejtor. SPAK ka dyshime për korrupsion dhe shpërdorim detyre të Beqajt, por nuk ka të regjistruar një procedim, ndërkohë që ndaj tij është ushtruar kontroll banese dhe janë sekuestruar telefoni, kompjuteri dhe dokumente të tjera. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e 5 anëtarëve të tjerë të SASPAC.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
Beqaj del nga SPAK: Po zbatoj kërkesat e drejtësisë, ka katër javë që kërkoj raportin e KLSH, s'ma kanë vënë në dispozicion

 

Në dalje nga SPAK ku u paraqit si çdo javë në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje", ish ministri Ilir Beqja deklaroi se po zbaton vendimin ndërsa kërkoi që t'i vihet në dispozicion raporti i KLSH  mbi të cilin siç tha ai "janë bazuar pretendimet për shkelje në lidhje me konçesionin e Sterilizimit".

“Që prej 20 nëntorit në zbatim të vendimit të gjykatës duhet të paraqitem te një nga hetuesit e çështjes së sterilizimit. Ky proces ndodhi dhe sot.” 

Pyetje: Një javë më parë janë bërë kontrolle në shtëpinë tuaj dhe janë sekuestruar edhe disa sende. A keni bërë apelim?

Beqaj: Jo jo. Kjo është një gjë që mund ta refuzosh brenda 24 orësh. Unë e kam pranuar që në momentin që ka ndodhur si kontrolli dhe sekuestrimi i sendeve. Të nesërmen kam kërkuar që laptopin ku kam të gjithë materialet e sterilizimit të ma japin sa më shpejt që të mund të vazhdoj komunikimin me SPAK për çështjen e serilizimit, siç jam i hapur për të zbatuar çdo gjë që kërkon drejtësia kërkoj që edhe ajo të jetë korrekt me mua.

Ka katër javë që kemi kërkuar të gjithë raportin e KLSH mbi të cilat është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe akoma nuk më është vënë në dispozicion.

Pyetje: Marrëdhënie juaj me personat që përmenden në dosjen e SPAK? Kush është pronari i Gzona?

Beqaj: Ermal Kurtulajn e njoh prej më shumë se 15 vitesh. Që në maj të 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej nga SASPAC. Lokali Gzona nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare ekonomike me familjen time. Bashkëshortja ime është larguar në shkurt të 2020 dhe nga gjithë puna që ka bërë ka marrë 1,5 milionë lekë të vjetra.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 06/01/2024 13:39

    nuk ta japim lop topin se ke ngrene dardha

    Përgjigju
  • turi: 05/01/2024 16:36

    I pa fytyre hajdut i pa ngopur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë