Zbardhet dosja e kontrollit të banesës së Beqajt: Dyshohet se restorant 'Gzona' tek Kalaja e Tiranës është pronë e fshehur e ish ministrit! Kurtulaj investime për interesa të tij

Report TV dhe Shqiptarja.com zbardh detaje nga vendimi i Gjykatës që lejon kontrollin e banesave dhe automjeteve të ish ministrit Ilir Beqaj dhe disa personave të tjerë në kuadër të një hetimi të dytë që lidhet me Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC)

Bëhet fjalë për kontrolle të ushtruara ndaj Ermal Kurtulajn, koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani në kuadër të një procedimi penal të nisur në vitin 2023. I hetuari kryesor në dosje është Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR  i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe aktiv dhe fshehje pasurie. 

Sipas SPAK restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës ndonëse ka për administrator emër tjetër është pronë e fshehur e Beqajt.

Restoranti është me emrin tregtar kompania “Albanian Food and Hospitality Lab”. Në këtë biznes ka qenë me herët aksioner Ilir Beqaj dhe bashkëshortja e tij Adriana Beqaj. Por sipas SPAK Beqaj është larguar ‘de jure’ nga ky biznes pasi në të vërtetë vijonte të kishte kontrollin përmes Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prengës i cili ishte dhe administratori.

Këtë SPAK thotë në dosje e provon me një prej bisedave të bëra mes Beqajt dhe Ermal Kurtulajt flitet për investime në restorant. Në qendër e bisedës është “aneksi 8” që SPAK dyshon se bëhet fjalë për një faturë financiare që duhet justifikuar. Për të komunikuar me Ermalin, Beqaj përdorte telefonin e shoferit të tij pranë agjencisë SASPAC, Arben Dani

“Gjate hetimeve kanë rezultuar dhe biseda te shtetasit Ilir Beqaj nepermjet perdorimit te telefonit te shtetasit Arben Dani, shofer prane SASPAC, shofer i shtetasit Ilir Beqaj, me Ermalin, kui Iliri i kerkon qe te lidhet me Gazin nese eshte ne Tirane, me qellim per tu takuar, nderkohe qe Gazi rezulton te jete ne Lezhe.

Nga analiza e bisedes se pare te dt. 06.12.2023, ku shtetasi llir Beqaj i kerkon shtetasit Ermal Kurtulaj te lidhet me shtetasin "Gazi", dyshohet se behet fjale pikerisht per shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit Gzona.

Kjo pasi ne daten 06.12.203 reth ores 23.21 Ermali flet me Gazni ku i kerkon nëse e mban bllokun qe mban shenimet tona dhe ai thote po eshte tek puna dhe nga biseda kuptohet qe bejne llogari ne lidhje me leket qe eshte investuar te pakten nga ana e Ermalit dhe jo vetem. Nisur nga kjo bisede, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjerisht nuk figuron në administrimin e restorantit faktikisht ai ka berë investime atje dhe fakti qe referimi bëhet ne numrin shumes ngrihen dyshime dhe per interesa të shtetasit Ilir Beqajt ne ate restorant" thuhet në dosje

Në 2023 SPAK ka nisur një procedim penal për akuzën Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor
SPAK akuzon Ermal Kurtulaj, me njohje të hershme me Beqajn se ka lëshuar fatura fiktive për shërbime që nuk kanë ndodhur

Në dosje përfshihen 8 episode me fatura fiktive që shkon rreth 100 mijë euro.

Në kuadër të hetimeve janë kontrolluar edhe firmat, 'Curri Group', 'Delta Holding', 'Delta Med', 'Farmed Antibiotics', 'Gzona' Restaurant'

Lajmi ne perditesim... 


Lajmi kryesor:

Report Tv zbardh dosjen/ Lidhjet e Beqajt me Ermal Kurtulën! Nga projekti me fondet e BE, fatura fiktive drejt bizneseve! Paratë nga projekti EUSAIR shkonin te ‘Gzona’


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 30/12/2023 16:31

    Amon more Prokuror,jom hallexhi,me boni mu pronar te restorantit,me jepni tapine dhe i bej une dy vjet Burg.Beni njerezit pronare se dyshoni Ju.Edhe dyshimi eshte subjektiv,Edhe interpretimi i nje fakti eshte subjektiv.Dokumenti,Pra akti i pronesise flet vete.Se ,me dyshimet tuaja mund te thoni qe "dyshoj se shtepia e kasemit eshte e Ilirit" dhe hop...e hengri kasemit.Ngeli pa' shtepi.Eh,cdo na nxirreni nga shtepia ndonje dite. Nje pyetje koefidenciale per ASPAK:-A Ka ndonje vile Iliri.?Me beni mua pronar me dyshim dhe ma jepni me tapi,qe neser mos thoni "e vodhi kasemi".

    Përgjigju
  • ermal lufo: 30/12/2023 11:49

    me demek prape dardha mrapa kurrizit, po sa here ne vit behen keto dardhat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim