Sterilizimi/ GJKKO shtyn më 3 qershor seancën paraprake, Beqaj: S’na është vënë në dispozicion e gjithë dosja

TIRANË- Seanca parapake gjyqësore për sterilizimin është shtyrë për në datën 3 qershor. Avokatët e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i kanë kërkuar trupës gjykuese kohë që të njihen me dosjen e SPAK për koncesionin e sterilizimit.

Ish-ministri Beqaj në një prononcim për gazetarët tha se nuk u është vendosur në dispozicion e gjithë dosja.

"Ende nuk na është vënë në dispozicion e gjithë dosja. S’jemi njohur akoma me dosjen. Në volumet e dosjes, ka brenda edhe CD, DVD, USB, të cilat nuk mund të skanohen, kemi kërkuar të na japin një kopje, akoma nuk na është plotësuar kjo kërkese. Përderisa janë pjesë e akuzës, duhet të njihemi me përmbajtjen e tyre. Që të bëjmë mbrojtjen duhet të njihemi", tha Beqaj për gazetarët pasi doli nga Gjykata e Posaçme. 

Më 18 mars 2024, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për sterilizimin, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë, mes tyre zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Hetimet 3-vjeçare kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Të pandehurit
1-Ilir Beqaj, “Shpërdorimi detyre”, (detyrim paraqitjeje)
2-Klodian Rjepaj, i akuzuar për “Mashtrim”, “Falsifikim të dokumentave”, “Shpërdorim detyre” (arrest me burg)
3-Ilir Rrapaj, i akuzuar për “Mashtrim” (arrest me burg)
4-Marsela Serjani, e akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
5-Saimir Kadiu, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
6-Petref Mersini, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
7- Arben Gjata, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
8-Genc Burazeri, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje) 
9- Naile Ajazi, e akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë