Thongsri quhet elefanti që jeton në një kopsht zoologjik të Ciang Mai të Tajlandës, i cili tregoi besnikërinë ndaj stërvitësit, pasi ky i fundit dukej sikur ishte në rrezik. Në një moment, stërvitësi po bënte sikur po rrihej nga një tjetër, kafsha u nis me vrap, ndërsa vazhdoi të bënte xhiro rreth tij, që të sigurohej nëse gjithçka ishte në rregull.
Gjatë ngjarjes elefanti shihet si bie në gjunjë, për të treguar kujdesin dhe përkushtimin ndaj mirëmbajtësit që iu duk si viktimë në atë rast. Sipas një studimi të bërë nga hulumtuesit e Finlandës, është gjetur se elefantët, janë shumë falënderues dhe miqësor ndaj atyre që kujdesen për ta.Mirëpo, këto kafshë dinë të jenë edhe agresive, nëse sulmohen ose iu rrezikohet ndonjë nga grupi, apo të vegjëlit e tyre.