Vendet që lagen nga deti Adriatik dhe Jon sot kanë përmbyllur stërvitjen e përbashkët ushtarake në bregdetin shqiptar. 300 ushtarakë pjesmarrës me gjashtë anije nga Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi,Greqia, Sllovenia dhe Italia sot kanë mbyllur stërvitjen e përbashkët të përvitshme të quajtur Adrion.
Stërvitja është zhvilluar me vendet që lagen nga deti Adriatik dhe Jon. Platforma e bashkëpunimit të forcave të armatosura detare, ka startuar në datë 3 qershor dhe është përmbyllur në Vlorë.
Siguria rajonale në det mbetet qëllimi dhe objektivi kryesor i stërvitjes realizuar në Shqipëri, por edhe rritja e bashkëveprimit mes forcave të armatosura detare. Autoritete të larta ushtarake nga të gjitha vendet pjesëmarrëse janë bërë pjesë e përmbylljes stërvitore në det, në gjirin e Vlorës, si një vlerësim për bashkëpunimin mes forcave detare të vendeve të rajonit.
Kapiten i rangut te parë, Shef Shtabi i Forcave detare, Arsen Mullaj, ka theksuar rëndësinë e bashkëveprimit, me qëllim edhe luftën kundër trafikut si dhe ruajtjen e kufijve detarë.
Durrësi e Vlora kanë qenë në epiqendër të stërvitjes së përbashkët, të quajtur “Adrion livex” 2018 dhe është përmbyllur me qëllimin kryesor ruajtjen dhe luftën kundër trafiqeve dhe sigurisë rajonale detare.


Komente
Komento