Nelson Hysa nuk njeh asnjë humbje në boksin profesionist, ndërsa siç ka treguar më herët nuk do të ndalet derisa të fitojë një titull të rëndësishëm botëror. Kampioni shqiptar i peshave të rënda sëfundmi është parë të stërvitet me kampionin e padiskutueshëm të këtij sporti, ‘Tyson Fury’.
Ka qenë vetë boksieri britanik, i njohur ndryshe si ‘Gypsy King’, ai i cili ka publikuar foto nga stërvitja me Nelson Hysën. Ky i fundit nuk e ka fshehur gëzimin e të qenit pranë një kampioni të këtij kalibri, ndërsa në rrjetet sociale ka shkruar:
“15 raunde të plota stërvitje me Tyson Fury-n, një kampion brenda dhe jashtë ringut. Sot ishte punë, sot ishte vetëm një test sepse kur ti qëndron përkrah më të mirëve në botë ti mëson atë që duhet për të qenë në fron. Premtimi im për të gjithë shqiptarët është ‘se jemi në rrugën e duhur për titullin botëror. Punë, zemër dhe dedikim. Shqiponja nuk ndalet.”
Më herët në një intervistë për Report TV Nelson Hysa foli për objektivat e tij në të ardhmen, ndërsa përmendi një negociatë për tu ndeshur me Anthony Joshua-n të cilin e kaloi në renditjen e BoxRec.
Sa i takon Tyson Fury-t, boksierit me të cilin Nelson Hysa po stërvitet, ai ka dominuar për shumë vite këtë sport, duke qenë i pakonkurueshëm. Derisa erdhën ndeshjet me Oleksandr Ysyk, i cili mban aktualisht numrin 1 në botë.
Komente








