Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti të premten akuza ndaj Steve Bannon, një aleat i vjetër i ish presidentit amerikan, Donald Trump, për shpërfillje të Kongresit, pasi ai sfidoi një fletëthirrje të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton trazirat e 6 janarit në Kapitol.
Departamenti i Drejtësisë tha se Steve Bannon, 67 vjeç, akuzohet për refuzimin e paraqitjes për deponim dhe për refuzimin e dhënies së dokumenteve në përgjigje të fletëthirrjes së komisionit. Nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të mund të dilte para gjykatës.
Aktakuza u ngrit pak pasi ish shefi i Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, kundërshtoi të premten një fletëthirrje të ngjashme nga komisioni. Kryetari i komisionit, ligjvënësi Mississippi, Bennie Thompson, tha se ai do të rekomandojë akuza për shpërfillje kundër zotit Meadosws javën e ardhshme.
Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha se akuza kundër zotit Bannon pasqyron “përkushtimin e palëkundur” të Departamentit të Drejtësisë për të siguruar që departamenti t’i përmbahet sundimit të ligjit.
Avokati i zotit Bannon nuk iu përgjigj menjëherë një mesazhi që kërkonte koment prej tij.
Kjo nuk është hera e parë që Steve Bannon përballet me ligjin. Në muajin gusht të vitit të kaluar, ai u arrestua nën akuzat se së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij grabitën donatorët, duke u përpjekur të financonin një mur në kufirin jugor. Ish presidenti Trump më vonë e fali zotin Bannon në orët e fundit të presidencës së tij./VOA
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.5%
-
Frikë se humbin
43.1%
-
Arsye të tjera
8.4%
Vota total: 717
Lajme të tjera
-
Tragjedia në SHBA, del VIDEO nga momenti kur policia vret sulmuesen në shkollë! Kishte fshehur 7 armë në shtëpinë e prindërve
29 Mars, 08:18
-
Protestat masive në Izrael, Biden thirrje Netanjahut: Hiq dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor
29 Mars, 07:51
-
Ish-zëvendës presidenti i SHBA duhet të dëshmojë para jurisë së madhe për veprimet e tij kur mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin
28 Mars, 21:13
-
Artisti i huaj promovon çiftelinë: Ky instrument mikrotonal më ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën
28 Mars, 19:26
-
Zjarr masiv në qendrën e emigrantëve pranë kufirit SHBA-Meksikë! Vdesin 39 persona, plagosen 29 të tjerë
28 Mars, 16:41
-
Del VIDEO/ Momenti kur sulmuesja 28-vjeçare hyn brenda shkollës në SHBA dhe qëllon me kallashnikov, vret 3 fëmijë dhe 3 të rritur
28 Mars, 08:48
-
Sulm me armë në një shkollë në SHBA, vdesin 6 persona, mes tyre 3 fëmijë! Policia ekzekuton adoleshenten
27 Mars, 20:20
-
Hyri në det për të shpëtuar një fëmijë nga mbytja, humb jetën tragjikisht shqiptari në SHBA
27 Mars, 17:44
-
Pas tornados që i mori jetën 26 personave, Misisipi mund të përballet me mot të ashpër
27 Mars, 15:00
-
Frrok Çupi: Albin Kurti erdhi në Tiranë për të folur me Amerikën
27 Mars, 13:45
-
Ekonomistët parashikojnë recesion në SHBA këtë vit
27 Mars, 09:37
-
Borrell paralajmëron nga varësia e madhe ndaj Kinës
27 Mars, 08:00