STIL&PUNE/Ja si bëhen në Tiranë
veshjet e bukura të balerinave

STIL&PUNE/Ja si bëhen në Tiranë<br />veshjet e bukura të balerinave<br /><br>
“Malina Ballet” është një emër në treg që po ndihmon balerinat në vendin tonë për të patur veshjen e duhur. Ky profesion i bukur sigurisht duhet të ketë patjetër një veshje të bukur.

Melina Dilo, një grua e cila ka sfiduar këdo duke sjellë në Shqipëri punishten e saj, ku prodhon veshje nga më të ndryshme për balerina. Këto veshje, të cilat i shohim më shpesh në shfaqjet teatrale, kanë bërë diferencën në shijen e Melinës, e cila prej vitesh ka punuar në Greqi.

"Unë kam jetuar 25 vjet në Greqi, Prevezë. Ky është vendi im i dashur. E adhuroj si qytet se më dha shumë dashuri. Na mikpritën, ishte momenti i duhur kur ikëm. Krijuam kostumet e baletit, fillimisht fillova me qepje", tregon Melina për Report Tv.

Së fundmi, gjetja e një ekipi të mirë që përbën punishten e saj po rrit vëllimin e punës dhe prodhimit duke mbuluar dhe kërkesat në vende të tjera përveç Shqipërisë.

"Fëmijët e mi kanë një rrugë tjetër dhe nuk janë në Shqipëri, ato vajza do ta trashëgojnë, i mësoj me shumë detaje", shton më tej stilistja. 

Teksa gjendesh brenda ambienteve të punishtesh së Melinës, tutu-të sipër kokës të duken si një kurorë lulesh. A thua se gjendesh në një botë tjetër, ku e bukura përshkruhet në këto ngjyra e copa të mrekullueshme.

[gallery]24204[/gallery]
Ky profesion që iu bëni, e keni krijuar me sakrificë, por e keni trashëgim nga familja. Si ka ardhur ky profesion?
Unë mbaj mend, jam nga një familje autoktone tiranse. Gjyshi im kishte shumë fëmijë, ose d iu jepte shkollën e lartë, ose do iu jepte një zanat. Disa morën shkollat e larta, ndërsa babai im mori zanatin, bashkë me dy halla. Ne u rritëm duke dëgjuar atë, unë mbaj mend gërshërën e babait, kur priste në mëngjes herët dhe ajo më ndiqte tërë jetë dhe tani kur e bëj vetë më kujtohet babai. 

Kur ka punuar babai juaj ka qenë ndryshe ...
Ai ka qenë shumë strikt. Kur dilte ndonjë xhaketë, mund të bëje shumë prova, më vonë dolën materiale. Ndryshoi teknologjia e copave, etj. 

Si arritët te kostumet e baletit?
Unë kam jetuar 25 vjet në Greqi, Prevezë. Ky është vendi im i dashur. E adhuroj si qytet se më dha shumë dashuri. Na mikpritën, ishte momenti i duhur kur ikëm. Krijuam kostumet e baletit, fillimisht fillova me qepje.

 
Ideja si hytë në këtë botë?
Rastësisht. Ishte i madhi Meltiad Papa, një njeri shumë i mrekullueshëm. Fillova me baletin me shumë dashuri, avash avash duke më ndihmuar dhe familja ime, edhe bashkëshorti. Aleksandri (Sandri) është tipograf, gjithmonë kemi bërë bizneset tona. Sandri është “koka” e punës, jo shefi. 

25 vite në Prevezë, si u rrit Melina me këtë profesion?
Preveza ishte qytet i vogël, burri im kishte gjithë fisin, unë isha si në shtëpi. Kam qenë gjithmonë içik gojëmbël. Unë isha më e ëmbël nga tironasit. Gjeta vetveten, miq, njerëz që më respektuan për punën që bëja, që e adhuruan. Pas shfaqjes mua më jepnin dhurata.

Si i krijove lidhjet?
Më mirë është të kesh punën e mirë, ai që interesohet do ta gjej portën tënde. Unë isha shumë e plotësuar, nuk kisha mundësi të bëja reklamë, se nuk kisha mundësi të merrja më shumë punëtorë. Unë besoj tek energjia.

Pse u ktheve?
Për të gjetur një freski, një ndryshim.

Njerëzit po tentojnë të ikin, ju ktheheni ...
Është gabim, unë shoh vajzat e mia, që i kam të gjitha të reja. Unë përtoj, ato jo thonë “po ja vëmë edhe këtë”.

Ndalemi te materialet. Materiali është shumë i rëndësishëm, si keni arritur të bëni diferencën?
I shoh nga larg, kaq vite është stërvitur syri. Tani në Shqipëri m’i sjell dikush nga jashtë. Kam gjetur shumë gjëra, e njoh copën përherë, sa e prek me dorë e shoh cfarë cilësie është.

Përsa i përket modeleve që realizoni, i stiloni vetë apo iu vijnë me ide të gatshme?
Shumicën e bëjmë ne, i krijojmë vetë. Kënaqësia ime është se gjithmonë klienti befasohet, thonë “ëoë sa bukur”. Kur erdha në Shqipëri prisja të kisha punë shumë të madhe, por nuk është ashtu, kostumi i baletit është pak i shtrenjtë, sepse ka shumë materiale brenda. E keqja në Shqipëri është se kur bëhet tender hyn këpucari, ai që ka kinkaleri dhe puna jote është të tregosh se çfarë ke. Njeriu në balet ka personazhe. Dua ta shoh Shqipërinë shumë lart në balet. Ndaj duhet ta ngremë pak vendin në këtë art.
Falënderoj shumë Erion Veliajn, një djalë që do doja ta kisha djalë. Unë shkova votova për herë të parë, sepse e adhurova se bëri pazarin tim. Unë do rikthehem, do shkoj te pazari.

 
Punishtja Melina Balet duket sikur i ka munguar vendit tonë. Balerinët janë më të lumtur kur në treg gjejnë veshjen e duhur për shfaqjet e tyre. Në këtë vend ku punohet shumë mbizotëron aroma e një familje të madhe. Nën zhurmën karakteristike të makinave qepëse këto vajza çdo ditë ndërthurin pasionin në punën e tyre duke i shtuar edhe më shumë magjinë e veshjeve sa më cilësore.

veshjet balerinat

Erjodita Lekaj është stilistja e punishtes, nga duart e së cilës dalin kostumet e balerinave. Ajo na rrëfen punën e saj ku në bashkëpunim me pronaren, Melina Dilo merret me skicimin, zbërthimin e modelit, punën hand-made në varësi të kërkesës së klientit dhe në varësi të projekteve që ato kanë.

Po ashtu, një sfidë e Erjoditës është futja në treg e modeleve të reja të veshjeve të balerinëve. Kështu ajo bashkë me ekipin e punëtoreve në këtë punishte ka krijuar paçkat që kanë patentën e Melina Dilos. Erjodita thotë se në atelie bëhen tutu për fëmijë nga 1 vjeç deri tek paçkat që i veshin solistët profesionistë.

Edhe pse veshjet e balerinëve nga Melina Dilo kanë 25 vite në treg, Erjodita ka tre vite që punon me të. “Kam qenë punëtorja e parë. Nuk besoja se ekzistonte diçka e tillë. Lexova në gazetë rastësisht që kërkonin një stiliste për veshje baleti. Ishte wow! Sapo kisha mbaruar shkollën dhe mezi prisja të punoja. Kur erdha këtu ngela pa fjalë. Mendova: Vërtetë ekziston një shqiptare që të bëjë këto gjëra kaq të mrekullueshme. Nuk e besoja deri sa e kam prekur me duart e mia. Ishte një ëndërr dhe e realizova”, thotë Erjodita.

Ndërsa, Anila Mihaj, e cila ka mbaruar shkollën për modeling na rrëfen punën e saj tek sektori i tyleve për tutu-të. Anila thotë që është punë e lodhshme por kur shikon rezultatin e punës së saj në fund lumturohet shumë që ka krijuar diçka aq të bukur.

Ajo ka një vit që punon në veshjet e baletit. Pas tre vitesh pasi ka mbaruar shkollën për modeling, Anila tashmë ka gjetur pasionin por edhe të ardhura të mira teksa shprehet që përveç kënaqësisë së punës së saj, në fund të muajit vlerësohet me një rrogë shumë të mirë.

Pasi stilistja krijon punën në letër, Elizabeta Deda është personi i parë që e vë në zbatim modelin duke e punuar në makinën qepëse. Ajo thotë se u gjend në tregun e punës tek Melina menjëherë pasi përfundoi një shkollë profesionale 3-vjeçare.

“Të punosh për fëmijë dhe për artin është mrekulli dhe gjithmonë zgjohem në mëngjes me qejf të madh për të ardhur në punë. U bënë 3 vite që punoj këtu dhe kur një punë e bën me dëshirë e pasion të duket shumë e lehtë. Jam shumë e lumtur këtu”,  thotë Elizabeta.

Suela Lavdaraku është në moshë pak më e madhe se punëtoret e tjera por ka më pak kohë në këtë punishte. Ajo është rrobaqepësja e cila me duart e saj krijon e i jep formën e duhur tutu-ve dhe çdo kostumi për balerina. Teksa shprehet se bën një punë të vështirë, Suela thotë se njëkohësisht është shumë e bukur.

“Kam 6 muaj që punoj në këtë punishte. Kjo punë është art. Në profesionin e rrobaqepëses kam shumë vite që punoj. Mendoj se ky është suksesi i punës time pasi më pëlqen puna. Ky është profesioni që do të përshkruajë gjithë jetën time”, shprehet Suela.

Në duart e saj qëndron gjithmonë gërshëra. Por, Midiola Hodon e shikon teksa vrapon pas çdo punëtore në këtë punishte. Ajo është përgjegjëse dhe modeliste. Midiola pret copat e modelit që i dorëzohet nga stilistja. Ajo thotë se vitet dhe eksperienca kanë bërë që ta quajë të lehtë punën.

“Pasi mbarova 3 vite shkollë në modelingun e veshjeve fillova menjëherë punë. Tashmë kam mbi 10 vite që punoj në këtë punë. Në këtë punishte ndihemi të gjitha shumë mirë kur veshjet dalin të bukura. Këtu them se kam gjetur punën e duhur ku ndërthuren të ardhurat e mira edhe pasionin”, thotë Midiola.

Ndërsa ka një mesazh për të gjithë të rinjtë: Profesioni është i bukur por duhet ta ndjesh që ta mësosh. Nëse s`të pëlqen puna atëherë nuk e bën dot. Një zanat gjithmonë nuk të lë pa punë e pa të ardhura.

veshjet balerinat


Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
 
   

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik