Stili amerikano-latin sjell gola në debutim, metamorfoza e Kombëtares dhe brezi i ri

Stili amerikano-latin sjell gola në debutim, metamorfoza e Kombëtares dhe brezi i ri

Lojtarët e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 1-3 në transfertë me Ishujt Faroe, për raundin e tretë të grupit E kualifikues të Europianit 2024, që do zhvillohet në Gjermani. Në tre ndeshje në stolin e Kombëtares, Sylvinho ka fituar dy (Moldavi, Ishujt Faroe) dhe një humbje (Polonia), duke siguruar gjashtë pikë për vendin e dytë në grup, një pikë më pak se Çekia kryesuese.

Braziliani i stolit ka ndjekur stilin "samba", duke luajtur në sulm. Emra si Uzuni, Asani, Bajrami, Asllani apo edhe Muçi me Mehmetin kanë treguar se në vitet e ardhshme mund të mbajnë peshën e sulmit. Të gjithë tifozët kanë vënë re në tre ndeshjet e fundit të Kombëtares se nëse guxon në sulm, atëherë vijnë rastet, golat dhe pikët, për vendin e dytë në grup.

Duket se trajneri i ka ndryshuar fytyrën skuadrës, për një metamorfozë të paralajmëruar me uljen e tij në stol. Rastet e krijuara dhe golat kanë ngrohur ambientin, teksa në tre ndeshje kemi pësuar dy gola dhe kemi shënuar pesë, për golavarazhin +3.

Kuqezinjtë me lojën sulmuese kanë treguar edhe cilësitë e Bajramit me dy gola, Asllanit me gol dhe asist, apo edhe asisti dhe goli fantastik i Asllanit. Mario Mitaj është një tjetër element i spikatur, që duket se ka siguruar një fanellë titullari në fashën e majtë të fushës.

Me emra si Muçi, Uzuni, Seferi, Bajrami, Mahmeti, Asllani apo edhe të tjerë, duket se brezi i ri i Kombëtares premton shumë në lojën sulmuese, për mos përmendur mbrojtjen që është e gjitha nga Serie A apo edhe La Liga.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 21/06/2023 17:32

    Krahasoni Edi Rejan me Silvinjon,si trainere.Koncept complet tjeter ne stil,taktike etj.

    Përgjigju
  • Titi: 21/06/2023 17:29

    Zgjedhja e nje trajneri brazilian eshte pozitive. Ai e ka ne gjak lojen teknike. Shkolla braziliane do ta bente futbollin tone me te bukur. E kane bere portugezet dhe po ja shohin hajrin.

    Përgjigju
  • Erik: 21/06/2023 16:35

    Fillimi i mbare gjysma e punes, por mos biem ne vetkenaqesi sikurse ka ndodhur me cdo trajner qe ka marre drejtimin e kombetares. Gjithesesi golat deri tani kane qene model, kombinime dhe realizime plot klas. Perballjet me Cekine dhe Polonine do tregojne fuqine e vertete te ketij ekipi, per momentin bravo djemte dhe trajnerit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka