Stilisti gjerman Karl Lagerfeld, ka kritikuar veshjet e Kancelares Angela Merkel, duke ofruar gjithashtu edhe disa këshilla stilistike. 

"Zonja Merkel duhet të qepë rroba të përshtatshme për përmasat e saj të veçanta," tha për të përjvshmen Focus, stilisti i famshëm gjerman, që jëton në Paris. "Por kam dëgjuar se ajo nuk dëshiron këshilla," tha ai duke bërë një shembull konkret.
 
Gjatë vizitës së presidentit amerikan Barak Obama në Berlin, Merkel, u kritikua pasi kishte veshur "fatkeqësisht" pantallona shumë të gjera", "përmasat ishin të gabuara si dhe ato ishin shumë të gjatë." 

Nëse Kancelarja kërkon një opinion, Lagerfeld nuk do të thotë kurrë jo ", por ajo është shumë e zënë me politikën dhe nuk ka kohë për modën ka shtuar stilisti i njohur. 

Në më shumë se 20 vjet, në të cilën Merkel ndodhet në politikë, ndryshimet e saj stilistike kanë qenë të shumta, duke filluar me flokët dhe për sa i përket kostumeve me pantallona, xhaketat janë të të gjitha ngjyrave duke përfshirë edhe ato të ndritshmet.

Karl Lagerfeld merkel

(Ne foto: Karl Lagerfeld dhe Merkel)

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)