Në Javën e Modës në Berlin, stilistja e re gjysëm austriake gjysëm franceze, Marina Hoermanseder është inspiruar nga vitet 1950-të për koleksionin e saj pranverë/verë 2015-të. Pak para nisjes së sfilatës ajo u shpreh se koleksioni i saj i ri është më pak elastik, pasi duke qenë se është ndikuar nga moda e viteve 50-të dizenjot e saj kanë më tepër fenimitet, elegancë dhe ndoshta më pak shtypje.
Ajo shpjegoi se për stilimin e veshjeve të saj është frymëzuar nga nuancat e guackave dhe të gurëve të detit të cilat i ka përdorur dhe si materiale për krijimin e tyre.
Kjo është paraqitja e dytë e stilistes në Javën e Modës në Berlin dhe ndryshe nga koleksioni i saj i parë, që ajo tregon se e ka realizuar në guzhinën e shtëpisë së saj, këtë herë vjen me ndryshime të mëdha pasi pas këtij koleksioni fshihet një skuadër bashkëpunuese për të arritur një rezultat që sipas saj është mirëpritur nga shumica e kritikëve.
Hoermanseder tregon se koleksioni i saj ndërthur prerjet me elemente fetish dhe me kontrast në prerje për të zbuluar bukurinë e të pazakontës.
Ajo shpjegon mënyrën e përpunimit të guaskave dhe gurëve të detit për t’i përdorur në materialet me të cilat ka realizuar shumicën e veshjeve të koleksionit të saj, pasi kërkonte të bënte diçka të re.
Në Javën e Modës në Berlin morën pjesë më shumë se 50 stilistë të rinj të cilët prezantuan koleksionet e tyre për sezonin pranverë/verë 2015-të.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO