'Stimulimi i Thellë i Trurit' Në QSUT ndërhyrja kirurgjikale tek pacientja me Parkinson
Nderhyrja kirurgjikale në QSUT
Ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka realizuar një ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme - DBS (Deep Brain Stimulation), ose Stimulimi i Thellë i Trurit) - te një paciente e moshës 50-vjeçare e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se kjo ndërhyrje specifike dhe tejet e domosdoshme për trajtimin e Parkinsonit, "mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit, duke sjellë zero kosto për pacientin”
Ndërhyrja u krye nga Prof. Dr. Artur Xhumari, Prof. Dr. Ridvan Alimehmeti, Dr. Gramoz Brace, anestezist-reanimator Dr. Mithat Demneri, neurologet Dr. Shk. Florian Dashi, Prof. Ilirjana Zekja, Specializantët: Dr. Aurora, Dr. Kejsi, Dr. Sidorela, si dhe infermieret: Manjola Pjetri, Ganimete Arapi dhe Anxhela Gjonaj, për të cilët ministrja i shprehu mirënjohje.
Ndërhyrja DBS (Deep Brain Stimulation), ose Stimulimi i Thellë i Trurit, është një procedurë neurokirurgjikale që konsiston në implantimin e elektrodave në zona specifike të trurit për të rregulluar aktivitetin e tij. Këto elektroda lidhen me një pajisje stimulimi (e ngjashme me një pacemaker), e cila vendoset nën lëkurë, zakonisht në kraharor, dhe dërgon impulse elektrike për të moduluar sinjalet nervore.
Nëpërmjet këtij stimulimi, DBS mund të ndihmojë në rregullimin e aktivitetit elektrik të trurit, duke lehtësuar simptomat dhe përmirësuar funksionin motorik apo psikiatrik të individëve që vuajnë nga këto kushte.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.6%
-
Pak
80.6%
-
Nuk e di
10.8%
Vota total: 593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Një linjë e vetme për të gjitha urgjencat! Histori turpi që u kthye në sukses, pavarësisht baltës politike e mediatike si rasti i Pogradecit
21 Mars, 14:39
-
Bëhen 11, edhe 6 spitale marrin kartën e Autonomisë Menaxheriale! Rama ia dorëzon atij të Fierit, batuta: 'Krushqia' me Turqinë tregoi që është e madhe
17 Mars, 16:23
-
Rama dhe Koçiu inspektim në Qendrën Spitalore të Kavajës: Ofron shërbime për rreth 100 mijë banorë të zonave përreth
11 Mars, 18:47
-
Koçiu pret homologun italian, Schillaci: Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend
10 Mars, 21:54
-
Vëllai 3-vjeçar humbi jetën nga helmimi! Pas 10 ditësh në terapi intensive, 7-vjeçarja kalon rrezikun për jetën! Kthehet në shtëpi
6 Mars, 10:51
-
Lindi me membranë në zemër shërohet bebja 2 muaj e gjysmë! Kardiologu: Rast unik, vogëlushi i mbijetoi 10 arresteve kardiake
5 Mars, 14:03
-
Sukses në Spitalin 'Shefqet Ndroqi': Dy operacione të avancuara në zemër me teknika minimal invazive
25 Shkurt, 18:10
-
Motër e vëlla dyshohet se u helmuan me pesticide! 7-vjeçarja rëndë në QSUT, Prokuroria heton mjekët për neglizhencë por dhe veprimet e prindërve
25 Shkurt, 15:22
-
Misteri me humbjen e jetës së 3-vjeçarit në Shkodër, mjekja Dollenberg: Edhe një grip bëhet i rrezikshëm për fëmijët që nuk kanë anti-trupa
25 Shkurt, 14:43
-
QSUT tha se vdiq nga miokardi akut, zhvarroset trupi i 12-vjeçarit nga Maliqi! Do t’i nënshtrohet autopsisë! Familjarët dyshime për neglizhencë
25 Shkurt, 10:37
-
Misteri në Shkodër/ Ndërron jetë 3-vjeçari, në gjendje të rëndë motra 7 vjeç! Dyshohet helmim, por spitali nuk ka laborator toksikologjik
24 Shkurt, 16:19
-
Shehu u shkarkua pasi dhunoi shefin e Financës, ja kush është drejtori i ri i spitalit të Dibrës (EMRI + FOTO)
22 Shkurt, 09:56