TIRANE - Etreli, një stimulues për rritjen e perimeve, i cili nuk përfshihet në listën e produkteve të mbrojtjes së bimëve të regjistruara për t’u importuar dhe tregtuar në Republikën e Shqipërisë, përdoret nga fermerët shqiptarë për të përshpejtuar rritjen e perimeve të ndryshme. Më shumë përdoret për skuqjen e domateve të serrave.
Farmacistë të ndryshëm arrijnë ta fusin stimulantin që kryen skuqjen e domates nëpërmjet doganave, pa e zhdoganuar atë, ndërsa AKU-ja duket se e ka të pamundur zbulimin e këtyre hormoneve, të cilat shiten në ambalazhe të medikamenteve të tjera.
Gazetarët e “Fiks Fare” janë përqendruar në dy rrethe, të cilat kanë edhe numrin më të madh të serrave në vendin tonë. Ndërsa prodhimi i tyre tregtohet jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë vendit. Pas gjetjes dhe blerjes së ilaçit që përdorej për skuqjen e domates, i cili ishte Etreli, gazetarët kanë mësuar nga farmacistët e farmacive bujqësore, se këtë medikament “e siguronin nga Greqia”.
Medikamenti që sillet pa u zhdoganuar dërgohet në qytetin e Beratit dhe prej andej shpërndahet në farmacitë e zonës së Lushnjës dhe Beratit. Farmacistët që e shesin këtë medikament na tregojnë edhe mënyrën e përdorimit, por këshillojnë gazetarët e prezantuar si fermerë që të përdorin doreza plastike, pasi ky medikament është shumë i fortë.
Mënyrat e përdorimit të Etrelit te domatja janë të shumta. Disa fermerë e lyejnë domaten e papjekur me një sfungjer ose çorape grash, por duke qenë të kujdesshëm që të mos lënë pika të medikamentit në kokërr, pasi më pas domatet kur dalin në treg janë me pika të zeza.
MINISTRIA: NUK KA PASUR RASTE HELMIMESH
Ministria e Bujqësisë thotë se substanca etrel përdoret në produktet bujqësore, por për të mos dëmtuar shëndetin e konsumatorëve, fermerët duhet të tregohen të kujdesshëm në zbatimin me përpikmëri të kushteve të përdorimit të stimulantit.
“Nëse zbatohet kushti kryesor, ai i përdorimit 10 deri në 14 ditë para se prodhimi të destinohet për treg pra të vilet. Në këtë rast nuk paraqet rrezik. Nëse nuk zbatohen këto afate natyrisht nuk ka efekte akute, por duhet të kalojë pak kohë", - thotë Ndoc Faslia, zëvendësministër i Bujqësisë.
Emisioni ‘Fiks Fare’ denoncoi dy ditë më parë përdorimin e substancës ‘Etrel’ në doza të pakontrolluara te domatet e prodhuara në vend.
Ministria e Bujqësisë thotë se do të monitorojë përdorimin e substancës, por qetëson konsumatorët duke thënë se deri më tani nuk ka pasur raste të helmimeve për shkak të produkteve ku është përdorur ky stimulant.
Marrë nga Shqip
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com