Stina e pranverës shton alergjikët! Mjekja: Shmangni antibiotikët (VIDEO)

Me ardhjen e stinës së pranverës dhe rritjes së temperaturave është shtuar dhe numri i personave të prekur nga alergji të ndryshme, ndërsa për ata persona që vuajnë tashmë janë rikthyer simptomat e para. Në poliklinikat në kryeqytet vihet re dukshëm numri i shumtë i pacientëve që u janë drejtuar mjekëve pas shfaqjes së simptomave të alergjisë.

Mjekja alergologe në poliklinikën nr të 3 të specialiteteve, Mira Xhixho  për Report Tv thekson se moti i ngrohtë i ditëve të fundit ka favorizuar rikthimin e alergjive. Disa prej shkaqeve kryesore janë  polentet e luleve dhe bimët barishtore.

“Si pasojë e motit të mirë, të diellit dhe të temperaturave që janë në rritje dhe mungesës së shirave ne kemi pasur rastet e para që prej dy javësh, të alergjive tipike që vijnë nga polenet e pranverës, qoftë nga drurët e lartë, bimët barishtore, dhe barërat jeshilë, pasi polenet e tyre janë në ajër dhe ngacmojnë personat që kanë alergji” thotë mjekja. 

Për doktoreshë Xhixho është shumë e rëndësishme që qytetarët të bëjnë vizitë menjëherë pas shfaqjes së simptomave të para që mund të jenë të ngjashme me viruse të tjera, në mënyrë që të merret mjekimi i duhur.

“Gjëja e parë më e mirë që mund të bëjmë është diagnoza, marrja e një mjekimi dhe konsulte nga mjeku specialist i alergjisë dhe ndjekja e gjithë rekomandimeve që jep mjeku. Në qoftë se kjo alergji nuk mjekohet por lihet në këtë formë, personat që i mbartin i mjekojnë vetë, atëherë kjo alergji fillon dhe komplikohet duke vështirësuar rrugët e frymëmarrjes”.

Gjithashtu, alergjitë shoqërohen dhe me komplikacone të tjera duke rënduar shëndetin e personit. Prandaj mjekët ngrenë alarmin në mënyrë që qytetarët të marrin mjekimin e duhur, dhe të  shmangin kategorikisht përdorimin e antibiotikëve.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë