Këngëtari u shpreh se festa e ditëlindjes së tij erdhi në mënyrë spontane, por të gjithë miqtë së bashku me të kaluan orë të këndshme në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ky 30 vjetor i Stines është shoqëruar edhe me shumë dhurata , që për këngëtarin ishin të gjitha shumë të veçanta.
“Të gjitha ishin të veçanta në vetvete, sepse më mjaftoi ideja që kishin menduar për të më bërë dhurata. Kam rastin t’i falenderoj sërish, e para, që erdhën dhe e dyta, që më kushtuan dhurata. Thanks to all”, u shpreh Stine.