Quhet stockpiling, rezervë apo akumulim, ajo që po ndodh në Britaninë e Madhe, ku qytetarët po derdhen nëpër dyqane, supermarkete dhe farmaci për të blerë dhe mbajtur stok mallra nga frika e largimit nga BE pa marrëveshje.
Sipas studimit, britanikët kanë shpenzuar rreth 4 miliardë stërlina për këto produkte.
Të dhënat e publikuara nga ‘The Guardian’, zbulojnë se sot ka rreth 800,000 njerëz të përfshirë në garën e akumulimit dhe se ata kanë shpenzuar më shumë se 1.000 stërlina per për kokë (me një shtesë krahasuar me shpenzimet e zakonshme prej 380 stërlina për person).
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Ushqimet dhe ilaçet janë artikujt më të blerë. Tre nga katër të anketuarit kanë pranuar se kanë bërë “blerje të detyrueshme”. të përdorin blerje "të detyrueshme". Nga personat e intervistuar, 34% thanë që kanë rezervuar ushqime shtesë, 50% ilaçe dhe 16 % pije.
Por përsa i përket ilaçeve, problemi pasqyrohet edhe në pjesën tjetër të Evropës, duke pasur parasysh se ka rreth 45 milion pako ilaçesh që dërgohen nga Britania e Madhe në pjesën tjetër të bllokut të Bashkimit Europian.
Kompanitë farmaceutike paralajmërojnë gjithashtu se disa ilaçe mund të mos kenë autorizimet e nevojshme për të vazhduar të importohen nga Britania e Madhe.
Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkon që britanikët të dalin me çdo kusht nga BE, le të kushtojë sa të dojë. Motoja e tij, “luftë ose fundosje” nuk parashikon kompromise me Bashkimin Europian.
Sipas pikëpamjes së Brukselit, Boris Johnson po merr drejtimin e një Brexit pa marrëveshje, pa afate kalimtare, pa paguar llogaritë e hapura me BE, pa një përfytyrim për marrëdhëniet e ardhshme me BE. Vërtet që kryeministri i ri britanik deklaron, se Brexit i “ashpër” nuk është objektivi i tij, por nëse më 31 tetor nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë Britania e Madhe largohet edhe pa marrëveshje.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)