STOKHOLM – Lofven: Suedia ka qenë naive kundër terrorizmit


STOKHOLM, - Suedia ka qenë naive përballë kërcënimit terrorist dhe do të riforcojë arsenalin parandalues duke përfshirë këtu mbikëqyrjen e komunikimeve të koduara, deklaroi sot kryeministri, Stefan Lofven.
"Suedia ka qenë naive përsa i përket kësaj çështjeje. Ndoshta ka qenë e vështirë për ne të pranojmë se në shoqërinë tonë të hapur të gjenden persona, shtetas suedezë, të cilët bashkëpunojnë me vrasësit dhe me organizatën e Shtetit Islamik", deklaroi kryeministri në një konferencë shtypi në Stokholm.
Ai njoftoi një plan antiterrorist që do të mundësojë një identifikim më të mirë të projekteve për atentate.
Duke synuar mjetet e komunikimit si Skype apo Viber, Lofven theksoi se ekzkutivi kërkon t'i japë shërbimeve sekrete të sigurisë dhe drejtësisë mundësinë ligjore për t'i përgjuar./ /ec/  a.jor.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës